web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Veliajt dhe ankimimi/ Juristi: Mund të konsiderohet dhe konflikt mes pushteteve, përveç konfliktit personal

29 Shtator 2025, 21:15, Politikë CNA

Shkarkimi i Veliajt dhe ankimimi/ Juristi: Mund të konsiderohet dhe

Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për çështjen e shkarkimit të Veliajt dhe ankimimin e bërë.

Daci tha se kjo çështje mund të konsiderohet dhe konflikt mes pushteteve, përveç konflikteve personale.

Juristi tha se i vetmi organ kompetent për shqyrtimin e kësaj ankese është Gjykata Kushtetuese.

“Nuk mund të dalë me shkaqe të ndryshme nga ajo që parashikohet në Kushtetutë. Mund të konsiderohet dhe konflikt mes pushteteve, përveç konfliktit personal.

Kushtetuta përcakton një mbrojtje të veçantë për kryetarin e bashkisë. Kjo bëhet për votuesin, jo për kryetarin. I vetmi organ për shqyrtimin e kësaj ankese është Gjykata Kushtetese. Organi që e shkarkon duhet të provojë shkeljen kushtetuese përballë gjykatës”, tha Daci./CNA





Lajmet e fundit nga