Sula hedh "kunj" ndaj Berishës: U shfaq Bufi i përhumbur, që s’di të ikë
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, përmes një postimi në rrj...

Komisioni Europian, në raportin e publikuar për Shqipërinë, vendos theksin në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.
Publikimi i Raportit për Shtetin e së Drejtës 2025 për Shqipërinë shënon një moment të rëndësishëm në vlerësimin e progresit të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, duke vënë në një bazë krahasimi me shtetet anëtare të BE për katër fusha kryesore të shtetit të së drejtës: sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin, lirinë e medias dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Drejtësia
Raporti vlerëson progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë përfundimin në shkallë të parë të procesit të vetingut dhe miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030. Është përmirësuar infrastruktura gjyqësore dhe është ndarë buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve. Megjithatë, sfida të tilla si mungesa e burimeve njerëzore, koordinimi ndërinstitucional dhe tejzgjatja e proceseve gjyqësore mbeten për t’u adresuar.
Antikorrupsioni
Miratimi i Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe performanca e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë janë vlerësuar pozitivisht. Janë përmirësuar hetimet financiare dhe konfiskimi i aseteve. Sfidat përfshijnë perceptimin e korrupsionit në administratën publike, monitorimin e zbatimit të strategjisë dhe përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor.
Liria e Medias dhe Pluralizmi
Raporti përshëndet transparencën e rritur mbi pronësinë e mediave audiovizive. Megjithatë, shprehet se punë mbetet për të fuqizuar pavarësinë e AMA-s dhe të transmetuesit publik, si dhe për të adresuar përqendrimin e pronësisë mediatike, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe presionin ndaj gazetarëve.
Institucionet dhe Kontrolli Demokratik
Gjykata Kushtetuese ka funksionuar në mënyrë efektive gjatë kësaj periudhe. Sfidat përfshijnë cilësinë e procesit legjislativ, polarizimin politik dhe vonesat në emërimin e drejtuesve të institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Organizatat e shoqërisë civile vazhdojnë veprimtarinë të lira dhe udhëzimi i ri për TVSH-në adreson nevojat e shoqërisë civile për një kuadër fiskal ndihmues si dhe raporti ka përshëndetur përgatitjen e projektligjit të ri për vullnetarizmin.
Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025 për Shqipërinë ofron një pasqyrë të qartë të progresit dhe na mirorienton në rrugën drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe integrimit europian për Shqipërinë 2030./CNA
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, përmes një postimi në rrj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mesditë lidhur me li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Parlamenti Europian ka miratuar raportin mbi ecurinë e pro...
Gjykata e Lartë vendosi të martën të lërë në burg Erion Ve...
Analisti Mentor Kikia ka folur në një intervistë për CNA n...
Kryeministri Rama, me anë të një statusi në platformën "X"...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, me anë të nj...
Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimev...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aul...
Ekspertja e çështjeve ligjore, Ilda Zhulali komentoi sot l...
Pas takimit në Fier, kryeministri Edi Rama zhvilloi pasdit...
Pas publikimit të Raportit e KE-së për Shqipërinë mbi shte...
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2024...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi këtë pasdite...
Raporti për Shqipërinë i publikuar sot nga Komisioni Europ...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se aksioni i Ramës në disa zon...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fieri...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...