Parlamenti Europian miraton raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë
Parlamenti Europian ka miratuar raportin mbi ecurinë e pro...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me mediat ka folur për aksionin e IMT-së në Theth ditët e fundit.
Aksion të cilin Berisha e quajti terror dhe krim të shëmtuar mbi banorët dhe turistët në Theth.
Kryedemokrati u shpreh se ky aksion është një hakmarrje e Ramës ndaj Thethit për të larguar turistët.
Më tej Berisha tha se asnjë pëllëmbë tokë në Theth nuk është “tokë e xanun” pasi është tokë të cilën banorët e kanë të trashëguar.
“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt, do të thosha kriminal. Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet.
T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet.
Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.
Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim.
Por cilado të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku.
Kjo është një shfryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore.
Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime, ata kanë njoftime.
Prit të bjerë sezoni dhe vepro. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin.
A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar.
Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste varjen e kundërshtarit. Që ka shpirtin e Spiro Kolekës që kërkonte t’u futeshin tanket dhe mitralozët studentëve në dhjetor të vitit 1990. Ai mund të bëjë një akt të tillë ndaj tyre.
Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa.
Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin... Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë.
Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 për qind të turistëve i kanë të huaj. Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut. Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje. Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri”, tha Berisha./ CNA
Parlamenti Europian ka miratuar raportin mbi ecurinë e pro...
Gjykata e Lartë vendosi të martën të lërë në burg Erion Ve...
Analisti Mentor Kikia ka folur në një intervistë për CNA n...
Kryeministri Rama, me anë të një statusi në platformën "X"...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, me anë të nj...
Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimev...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aul...
Ekspertja e çështjeve ligjore, Ilda Zhulali komentoi sot l...
Pas takimit në Fier, kryeministri Edi Rama zhvilloi pasdit...
Pas publikimit të Raportit e KE-së për Shqipërinë mbi shte...
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2024...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi këtë pasdite...
Raporti për Shqipërinë i publikuar sot nga Komisioni Europ...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se aksioni i Ramës në disa zon...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fieri...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një ta...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim të t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të denoncojë atë që e qu...
Sot Gjykata e Fierit pranoi kërkesën për të liruar me ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...