“Rritje e hetimeve dhe metoda proaktive”/ Raporti i KE-së për Shqipërinë vlerëson SPAK-un
Raporti për Shqipërinë i publikuar sot nga Komisioni Europ...

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi këtë pasdite konferencën e parë për shtyp që pas dënimit të tij dhe lënies së qelisë këtë të martë.
Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Salianji u ndal gjate të periudha rreth 10-mujore e dënimit të tij në Burgun e Fierit.
Salianji ndau edhe qëndrimet e tij ndaj procesit gjyqësor, që e konsideroi si politik, teksa u shpreh se ata që mbrojtën trafikantët janë të lirë.
Deklarata e plotë e Salianjit:
U riktheva përsëri në të njëjtën sallë, në të cilën bëra denoncimin e famshëm, një prej denoncimeve më efektive që ka bërë PD dhe opozita, ku brenda ditës, pas denoncimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm për përfshirjen në trafik droge, u dorëzua tek autoritetet italiane, pasi kishte një dënim të formës së prerë të gjykatave italiane.
Nga këtu nisi konferenca, padiskutim në mbrojtje të interesit publik dhe tani rikthehem pas 10 muajsh thuajse, siç ua premtova e ditën e fundit ku nga kjo seli dhe pas takimit me ju, u përcolla për t’u vetëdorëzuar dhe për të kryer dënimin politik në burgun e Fierit.
Sot, ja ku jemi përsëri, me fatkeqësisht, me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria. Me një Shqipëri, e cila edhe me dënimin tim, nuk është se pati ndonjë benefit, por pati një regres në demokraci.
Pas 30 e kusur vitesh, Shqipëria dënon për herë të parë politikisht për agjitacion dhe propagandë.
Pra, për ta rikthyer në vëmendje të publikut për shumë të cilët mund të na ndjekin për herë të parë, apo shumë të cilët për shkak të punëve të tyre mund të kenë harruar ngjarjen, burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një ndër karteleve më të mëdha edhe më të rrezikshme të drogës të lidhura me pushtetin.
Siç, po ndodh edhe ka ndodhur në zgjedhjet që ju keni qenë dëshmitarë, pushteti i kryeministrit Rama dhe pushteti që buron tanimë, nuk mund të them as i PS, por i një personi të vetëm, buron kryesisht nga këto lidhje dhe dënimi politik ishte për të dhënë mesazh ndaj kolegëve të tjerë, por kryesisht qytetarëve që, kushdo që është kundër qeverisë mund ta pësojë edhe pa asgjë.
Kam dalë sot nga burgu, pasi kam kryer dënimin politik, si çdo qytetar në këtë republikë, pasi 2/3 e dënimit, ke të drejtën për të fituar lirinë me kusht. Edhe kjo, siç e keni ndjekur është vonuar për 6 javë. Është një sakrificë, në këndvështrimin tim, nga ana ime, në dobi të interesit publik.
Është i pari rast në 34 vite që një individ, jo më politikan, dënohet për këtë vepër penale, për kallëzim të rremë, ndërkohë që kallëzim nuk është bërë fare. Është bërë një denoncim publik nga selia e PD, në përmbushje të funksionit tim si deputet dhe sekretar për aksionin qytetar në ato momente.
Nuk kam pasur ndonjë akuzë për korrupsion, nuk kam pasur ndonjë akuzë për vjedhje, nuk kam pasur ndonjë akuzë asnjë gjë tjetër, por vendimi i gjykatës e ka të shkruar e zezë mbi të bardhë, unë kam pasur qëllim të rrëzoj qeverinë, dhe meqë kam pasur qëllim të rrëzoj qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam mbuluar si përfaqësues i PD të mund dhe t’i mund përfaqësuesit e Edi Ramës në zonë, së bashku me të gjithë kategorinë që ai përdor në zgjedhje. Duhej që të izolohesha përpara zgjedhjeve dhe të dilja tani pas zgjedhjeve, siç duket për të trembur, intimiduar dhe për të përcjellë mesazhin e një regjimi.
Jemi në një regjim ku nuk ka më as kujdesin më minimal për të treguar të kundërtën, për të ruajtur koperturën, apo mbështjellësen e një demokracie. Jemi në një situatë, ku vullneti personal i një individi të vetëm vendos dhe përcakton mbi çdo institucion, mbi çdo normë, mbi çdo nen të shkruar në Kushtetutë apo në ligje të veçanta.
Pra, pasojat që solli denoncimi im, duhet thënë, sepse po përmbysen disa norma morale, të cilat shoqëritë në përgjithësi, që ndajnë të mirën dhe të keqen, vendosin disa norma, të cilat janë të pranueshme në shoqëri.
Pasoja e veprimit tim ishte që, një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge shkoi dhe u dorëzua në institucionet e vuajtjes së dënimit në Itali.
Pra, çfarëdolloj veprimi të ishte, kur ka sjellë një pasojë pozitive për shoqërinë dhe nuk i ka sjellë asnjë pasojë negative personit i cili ka bërë denoncimin, por vetëm i ka sjellë kosto qeverisë, se ka zbuluar qeverinë, e zhveshur qeverinë, duke faktuar para qytetarëve shqiptarë, jo vetëm lidhjen e saj me kartelet e drogës, por edhe mbrojtjen politike që u jep, atëherë është përmbysur një normë e caktuar, që ua thashë që, i miri është ai që merret me trafik ndërkombëtar dhe që përfshihet në kartelet e drogës. Ndërkohë që, i keqi është ai që denoncon dhe fakton, dhe mbron interesin publik, pavarësisht çdo kostoje dhe me çdo sakrificë.
Në këtë kuptim, pavarësisht mënyrës së padrejtë të privimit të lirisë, dua ta rithem një shprehje që populli shqiptar e thotë: burgu nuk i urohet as hasmit. Por, pavarësisht kësaj, ju e keni parë që unë e kam marrë si një kosto që vjen për shkak të angazhimit publik, si një kosto që vjen për shkak të mosdorëzimit të së vërtetës, moralit apo personalitetit që ka individi. Dhe, unë besoj që, dhe jam ndjerë në shumë raste, kur kam parë që gjyqtarë që për shkak të dënimit politik si Gent Shala p.sh., jep një dënim politik për të shkuar në Gjykatë të Lartë. Këtu do të jemi, do t’i denoncoj përsëri nga fillimi të gjitha.
Për shkak të një dënimi politik, i emërohen familjarët e vet kryetarë bashkie të Shkodrës. Po mund të gjykohet cilido prej përfaqësuesve të PS, nesër ne do të jemi në pushtet dhe do të përballemi prapë.
Cilido prej jush, jo në të drejtë, por do të jemi përballë jush për të thënë që, nuk mundet një kryetar seksioni i PD, një militant i PD, të gjykojë një funksionar të lartë të PS.
I gjithë gjykimi im është bërë me familjarë të afërt të PS.
Ky zotëria, për të shkuar në Gjykatë të Lartë, që e mbanin peng për dënim. Një person tjetër në Shkallë të Parë, i larguar për shkak se nuk përballej dot me vetingun, me 1001 probleme me ligjin, Gjermeni i kapur dhe është në transkripte të prokurorisë, si shërbëtor i Don Dollakut dhe bandës së Lushnjës, dhe një tjetër me lidhje të afërta me zv.kryeministrat.
Gjyqtari tjetër, ish-ministri i Drejtësisë në kohën e PS.
Tani, më thoni pak, për cilin do qytetari që të ndjekë. Sistemi i drejtësisë në një vend është ndërtuar për të bërë drejtësi, apo për ta instrumentalizuar dhe përdorur drejtësinë me militantë partiakë, që të mbahet pushteti me forcë?
Çfarë ka sjellë, nisur nga ky rast, meqë sot po flas për këtë rast? Dhe e kalojmë pastaj, tek të gjitha, po themi, jo vetëm pasojat por edhe benefitet që ka sjellë një sistem gjyqësor, i cili përdoret për të goditur kundërshtarin politik. Për ta përdorur, jo vetëm për të intimiduar jo vetëm kundërshtarin politik, por siç e kam edhe në parlament në interpelanca të caktuara, në zgjedhjet e kaluara shpikën një ligj që quhej OFL, për të intimiduar njerëz me probleme me ligjin, për t’i përfshirë në fushatë elektorale për PS.
Tani, i keni parë se si kanë bërë teatër me elementë të tjerë të Task Forcave, për të mbajtur nën presion, jo për të pasur qëllim zbatimin e ligjit, por për të pasur qëllim primar vendosjen nën presion të të gjithë elementëve që kanë probleme me ligjin, quajini kartele, banda, hajdutë, çfarëdolloj kategorie që ju mendoni, për t’i pasur në shërbim dhe shtabe të përfaqësuesve të Edi Ramës në çdo cep të territorit të Republikës së Shqipërisë./CNA
Raporti për Shqipërinë i publikuar sot nga Komisioni Europ...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se aksioni i Ramës në disa zon...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fieri...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një ta...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim të t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të denoncojë atë që e qu...
Sot Gjykata e Fierit pranoi kërkesën për të liruar me ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Sot, në orën 12:00, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekurs...
Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti, ka komentuar aksionin...
Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaroi sot se që nga 11 m...
Takimi i sotëm mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igl...
Deputeti i zgjedhur i PS-së në qarkun e Vlorës, Ardit Bido...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha u shpreh sot se situa...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri deklarata të...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha deklaroi sot se është...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se a...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e depozituar nga Parti...
Analisti Fatos Lubonja, në qëndrimet e tij lidhur me zgjed...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...