web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“8 grupe arkitektësh në terren”/ Rama: "21 Dhjetori" nuk është më "tokë e xanun"

9 Korrik 2025, 15:30, Politikë CNA

“8 grupe arkitektësh në terren”/ Rama: "21

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mesditë lidhur me lirimin e hapësirës publike në zonën e "21 Dhjetorit" në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo zonë nuk është më "tokë e xanun".

Rama shkruan se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për atë që quajti "plagë urbane" në vend.

“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më 'tokë e xanun', por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”,-shkruan Rama./CNA

 





Lajmet e fundit nga