Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.
Spahiu ka shprehur shqetësimin se OSBE/ODIHR certifikoi zgjedhjet, ku ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit.
Ai ka deklaruar se, raporti në thelb nuk ka lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri.
Spahiu ngre shqetësimin se, OSBE/ODIHR, deri më tani nuk ka insistuar në zbatimin e rekomandimeve të veta ndaj dhe kjo sjell dhe situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.
“Më në fund, pas pesë muaj e gjysëm doli raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh shqetësimin e saj, se OSBE/ODIHR si përherë çertifikoi zgjedhjet, ku ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit. Nga ky raport, të fituar si gjithmonë dolën dy partitë kryesore që kanë përgjegjësinë e plotë për regresin e paimagjinuar që ka pësuar procesi zgjedhor në Shqipëri nga zgjedhja në zgjedhje.
Të humbur janë shqiptarët dhe demokracia se nga mosrespektimi i votës burojnë të gjitha krizat në vendit tonë. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” si subjekt me identitet të qartë kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, në mënyrë të vazhdueshme prioritet kryesor ka patur Reformen Zgjedhore me katër shtyllat e saj:
Barazia e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Lista të hapura
Votim dhe numërim elektronik
Vota e diasporës
Të gjitha këto i kemi bërë të ditura dhe të qarta në Parlament e jashtë tij, te institucionet shtetërore që janë të ngarkuara ligjërisht për zgjedhjet, te ndërkombëtarët e në veçanti te OSBE, si shqetësim madhorë për demokracinë.
Raporti në thelb nuk ka lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti e cilëson proçesin zgjedhor me defekte të vogla, por nuk shkruan gjë për brutalitetin e pushtetit dhe gjithë shtetit. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit.
Nuk e përmend dyfishimin e administratës para ditës së votimeve. Kalon në mënyrë sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit, përdorimin kriminal të paligjshëm të të dhënave personale nga pushteti, angazhimin e bandave në zgjedhje fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Raporti anashkalon problemin që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.
Sapo doli raporti, dy partitë kryesore janë shumë të kënaqura me raportin dhe e pranojnë si shumë të mirë atë. Në të njëjten ditë kur doli raporti, të buzëqeshur deklaruan dakordësinë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Raporti i OSBE/ODIHR-it në rekomandimet e sajë, janë po ato shqetësime që LZHK i ngritur në vazhdimësi dhe ua ka thënë po këtyre vëzhguesve para zgjedhjeve të 11 majit.
Rekomandimet më të rëndësishme janë:
Transformimi i sistemit tërësisht me lista të hapura apo ndryshimi i gjithë sistemit.
Administrim jo më me komisioner politik të zgjedhjeve.
Transparencë dhe forcim i mbikëqyrjes së shpenzimeve të fushatës.
Shqetësimi ynë është se OSBE/ODIHR, deri më tani nuk ka insistuar në zbatimin e rekomandimeve të veta dhe prandaj kemi mbërritur në këtë situatë për zgjedhjet në Shqipëri.
Të shpresojmë se rekomandimet e fundit të zbatohen për zgjedhjet e ardhshme”, tha Spahiu./ CNA
Pas largimit të Arian Galdinit, LRE ka zgjedhur kryetaren ...
Dionis Sota është kandidati i pavarur të cilin opozita, PD...
Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij Flasim ka thumbua...
Edi Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë. Kosov...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak nga pjesa e panjohur e ...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se situata në Parti...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot raportin përfundimt...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur so...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka reaguar sot lidhur m...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë ...
Ish-ministri, Ditmir Bushati diskutoi në podcastin “Public...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksi...
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar me tone ir...
Kryeministri Edi Rama është pyetur për lajmin që u publiku...
Ditën e djeshme, datë 24 tetor, ora 00:00, është mbyllur a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar l...
Qeveria shqiptare ka propozuar projektligjin “Për lobimin”...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
Ministrja virtuale Diella është pyetur në Berlin se çfarë ...
Kryeministri Edi Rama, nga Dialogu Global i Berlinit, dekl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...