“T’ia lejnë topin Serbisë”/ Rama rrëfen marrëdhënien me Kurtin: Miqësore, por me dallime politike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak nga pjesa e panjohur e ...

Edi Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë. Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t'ia lërë topin në derë Serbisë.
DW: Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.
Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që...
DW: Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?
Edi Rama: Unë, t'ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t'ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.
DW: Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.
DW: Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?
Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.
DW: Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.
Edi Rama:Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme./ DW
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak nga pjesa e panjohur e ...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se situata në Parti...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot raportin përfundimt...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur so...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka reaguar sot lidhur m...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë ...
Ish-ministri, Ditmir Bushati diskutoi në podcastin “Public...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksi...
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar me tone ir...
Kryeministri Edi Rama është pyetur për lajmin që u publiku...
Ditën e djeshme, datë 24 tetor, ora 00:00, është mbyllur a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar l...
Qeveria shqiptare ka propozuar projektligjin “Për lobimin”...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
Ministrja virtuale Diella është pyetur në Berlin se çfarë ...
Kryeministri Edi Rama, nga Dialogu Global i Berlinit, dekl...
Në forumin në Berlin ka mbajtur fjalën e saj edhe ministrj...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në tryezën e Dialogut G...
Kryeministri Edi Rama po merr sot pjesë në forumin "Berlin...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin në kuadër të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...