web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama publikon pamje/ Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror”

26 Janar 2025, 17:54, Aktualitet CNA
Rama publikon pamje/ Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park
Kryeministri Edi Rama

Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” si një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës.

Sipas pamjeve të publikuara nga Kryeministri Edi Rama në “Facebook”, puna mbi Projektin “Rehabilitimi në Parkun Natyror ‘Liqeni i Ulzës’” ka nisur prej muajsh, e cila do të mundësojë një infrastrukturë cilësore të parkut dhe zonës përreth tij.

“Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” duke qenë një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh po implementohet projekti mbi Rehabilitimin e Parkut dhe zonës përreth tij që do të mundësojë infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurim të urave simbol si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itinerarin turistik duke e rilindur krejt këtë zonë.”/CNA

Shikoni videon e mëposhtme: 





Lajmet e fundit nga