Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Paraditen e sotme në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli mes ekipit të të rinjve të Maliqit dhe Skënderbeut, në nder të 12 vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në 8 Janar në QSUT.
Të pranishëm në stadium kanë qenë familjarët e Leos, së bashku me shokët e tij të shkollës dhe të ekipit ku vetë Leo ishte pjesë.
Në fjalën e saj për mediat, nëna e 12 vjeçarit Roveta Sadiku, ka hedhur akuza të forta drejt mjekëve të spitalit të Tiranës, duke kërkuar drejtësi për neglizhencën që iu bë djalit të saj. Nëna e Leos tregon mes lotësh çfarë ndodhi në spitalin e Tiranës, ku sipas saj, 12 vjeçari nuk mori shërbimin e duhur dhe për pasojë ndërroi jetë.
Roveta Sadiku tregon se kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Maliqit ndërsa rasti është referuar në prokurori por ende kjo e fundit nuk i ka thirrur pranë institucionit edhe pas 16 ditësh nga ngjarja e rëndë. Ndër të tjera, nëna e Leos tregon arsyen përse nuk ka lejuar të bëhet ekspertiza mjeko ligjore.
Nëna e Leos, së bashku me motrën e 12 vjeçarit, kanë bërë thirrje për drejtësi duke thënë se nuk do të ndalen e do të protestojnë deri sa të zbardhet e vërteta e vdekjes së Leos.
"Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qënë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT.Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim.Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë. Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim.
Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan, mamin ja gënjyen Leon dhe i thanë ka virozë.U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nk ka shkuar me temperaturë të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.
E nxorrën me miokardit lur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh. I hidhnin serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të maviosura, më thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo nxjerr shumë ato më thoshin ai do nxjerri ne do i fusim serum.
Derisa shkoi në gjendje kritike dhe ateherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte në momentet e fundit, Çfarë do i bënin Leos tim ato momente kur për 7 orë rrjesht nuk ju dha asnjë ndihmë.
Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut.
Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto. Çfarë bëre ti me fëmijën tim??? Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nuk u bë për Leon tim.
Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në telefon por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asnjë. Mua më duket neglizhencë.
Kur Leo ka ndërruar jetë unë në gjendje të rënduar psikologjike kam kërkuar mos ma preknin Leon me dorë, nuk kam lejuar njeri t’i afrohej se ma sfilitën, ma vranë pak nga pak dhe ju kam thënë nuk dua të bëhet autopsia.
Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi. Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që egzistonin këto,tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim. Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze,unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit. Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir,teksa shikoj këtë fushë,kur shikoj shokët e tu.
Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”, tha nëna e Leos.
“Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim, dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngrejmë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”, u shpreh motra e Leos.
Për trajnerin e ekipit ku Leo ishte sulmues, Robert Këndezi, 12 vjeçari ishte një sportist i shkëlqyer, i palodhur dhe i përkushtuar. Ai ka treguar se Leo nuk ka patur probleme shëndetësore pasi sipas proçedurave, çdo 6 muaj kryeshin kontrolle në analiza dhe ekg e zemrës. Ndër të tjera, trajneri ndan disa kujtime me Leo Sadikun.
“Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkushtuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Në përgjithësi ishte sportist shumë i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thonte profesor mos na lër pushim.
E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por çdo ekip ju bëjmë analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë pa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm. Nuk kishte ndeshje mos bënte gol madje kur e ndërroja më thonte profesor pse më ndërron. Ishte djalë i palodhshëm. Atë ditë kur ai humbi jetën kishim stërvitje, kur ju thashë shokëve që Leo ndërroi jetë filluan të gjithë fëmijët po qanin, madje nuk ju bëhej stërvitje.
E ndjejnë jo vetëm fëmijët por të gjithë. Edhe qytetarët e Maliqit kur e mësuan nuk e besonin, një djalë shumë i mirë, djalë i fizikshëm. Analizat dhe kontrollet mjekësore bëhen çdo 6 muaj gjithmonë, bëjmë ekg, analizat e përgjithshme të gjitha”, tha trajneri.
Ngjarja e rëndë u rregjistrua në orët e para të mëngjesit të 8 Janarit, ku pas transportimit nga spitali Korçës drejt Tiranës, gjendja e Leo Sadikut u përkeqësua ndjeshëm dhe nuk mundi të mbijetonte. Pas publikimit të rastit në media, QSUT pati një reagim zyrtar duke shpjeguar se 12 vjeçari ndërroi jetë nga sëmundja e miokardit akut, por ky reagim është hedhur poshtë nga familjarët të cilët pretendojnë për neglizhencë mjekësore./ CNA
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Ded...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka shprehur dhimbjen e the...
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka rea...
Sot është mbajtur ceremonia përkujtimore për 95-vjetorin e...
Sot është një ditë e trishtuar e plot dhimbje për të gjith...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, A...
Në nisje të fjalimit të tij në 95-vjetorin e vendosjes së ...
Në nisje të ceremonisë së 95-vjetorit të vendosjes së Krye...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka konsideruar si ...
Kryepiskopi Anastas, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqe...
Këshilli Botëror i Kishave (ËCC) shpreh mesazh ngushëllimi...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ...
Ambasada Gjermane në Shqipëri ka shprehur trishtimin për l...
Pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas Janullatos ka...
Ipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan D...
Kryepiskopi i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ringrit...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për ...
Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pele...
Media e njohur ndërkombëtare, "Reuters" ka raportuar sot ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...