Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Kryepiskopi i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ringriti Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Që pas zgjedhjes së tij si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, më datë 2 Gusht 1992, ku u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Janullatos u angazhua të riorganizonte më tepër se 400 famulli, të themelonte Akademinë Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë, shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë.
Kryepiskopi themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë.
Me përpjekjet e tij u ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj).
Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe.
Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).
Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë.
Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera, gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional, nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar "Logos" Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional, 5 shkolla fillore dhe të mesme, një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.
Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj.
Gjatë periudhës kritike të Kosovës, 1999, organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë.
E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.
Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009, marrëveshje që rregullon marrëdhëniet midis Shtetit dhe Kishes Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë sipas regjimit juridik të Shqipërisë, e cila administrohet dhe rregullohet sipas Statutit të ri të aprovuar në nëntor 2006, në Ansamblenë e veçantë Kleriko-laike, në Durrës.
Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra njerëzve u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse. Dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai njihet për përpjekjet e tij si paqebërës në Ballkan.
Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme.
Kryepiskopi i ndjerë i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë (1992-2025) Anastas Janullatos, ishte Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1991-2024) dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës (2005-2024). Doktor Nderi i Teologjisë dhe i Filozofisë nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali). Anëtar Nderi i Senatit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (Austri 2019-2024). President Nderi i "Konferencës Botërore të Feve për Paqen" (2006-2024). Profesor Nderi i Departamentit të Administrimit të Biznesit të Universitetit të Atikës Perëndimore (2020-2024).
Lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire. Ka qenë student i shkëlqyer dhe doktor i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës. Studioi Historinë e Feve, Misionarizëm dhe Etnologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut në Gjermani si bursist pasuniversitar i Institutit Alexander von Humboldt. Fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në latinisht, italisht, spanjisht, shqip.
Profesor i Historisë së Feve në Universitetin e Athinës (1972-91), Dekan i Fakultetit Teologjik (1982-86) dhe Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005).
Studioi fetë e ndryshme në vendet ku ato lulëzuan. Studioi besimin afrikan me mision kërkimor në Ugandë në 1967 dhe me udhëtime në Nigeri (1973), Kamerun (1977), Ganë (1983), Kenia, Tanzani (1964, 1967, 1981-1990). Vizitoi disa herë Indinë (1973-1974, 1979, 1988). Udhëtoi në vendet budiste: Tajlandë (1972-1973, 1977, 1979), Cejlon, Sri Lanka (1974), Mianmar (1979), Kore (1973, 1977, 1981), Japoni (1973,1981), Kinë (1979-1980, 1986). Studioi Taoizmin dhe Konfucianizmin në Singapor, Taipei, Hong Kong (1973,1980) dhe Kinë (1986), si dhe Islamin me udhëtime në Liban, Siri, Jordani, Egjipt, Turqi, Pakistan, Afrikën Perëndimore (1961-1975), Iran (1974) dhe qëndrimin në Shqipëri (1991-2024).
Është autor i 24 librave (kërkime në fushën e feve, ese misionare etj.) dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve teologjikë dhe fetarë. Veprat e tij janë përkthyer në 17 gjuhë.
U hirotonis dhjak (1960), prift (1964) dhe Episkop i Andrusës (1972) për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të "Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë" (1972-1991).
Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Misionarizmit Orthodhoks të Jashtëm. Si Kryepiskop mëkëmbës i Mitropolisë së Irinupolit (Kenia, Tanzani, Ugandë), gjatë periudhës 1981-1990, zhvilloi veprimtari të gjerë misionare dhe sociale. U njoh si "Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë" (2009).
Si Kryepiskop i Shqipërisë (1992-2024), arriti, pavarësisht vështirësive të mëdha, të rindërtonte nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që ishte shpërbërë për 23 vjet, duke zhvilluar veprimtari të shumanshme në fushat e shëndetësisë, arsimit, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural, mjedisit dhe kulturës. Njëkohësisht u përpoq për zbutjen e kundërshtive në Ballkan.
Në vitin 2000, pas propozimit të tridhjetë e tre (33) Anëtarëve të Rregullt të Akademisë së Athinës dhe shumë personaliteteve nga Shqipëria, ishte kandidat për Çmimin Nobel për Paqen.
Ka shërbyer në pozicione të shquara në organizma ndërkombëtarë, si anëtar i komitetit teologjik "Dialogu me njerëz të Besimeve dhe Ideologjive të tjera" (1975-1983). President i Komitetit për Misionarizmin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-91). Anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2001-2012). Zëvendëspresident i Asamblesë së Kishave Evropiane (2003-09). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013).
Ka qenë nderuar me (30) çmime dhe dekorata - vlerësime nga vende dhe Kisha Orthodhokse të ndryshme, ndër të cilat Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë (1997), çmimin Athenagoras për të Drejtat e Njeriut (Nju Jork 2001), çmimin "për veprimtari të shquar për unitetin e Kombeve Orthodhokse" (Moskë 2006), dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu". Çmimin Klaus Hemmerle (Gjermani 2020).
Kontributi i tij në shkencën e Historisë së Feve, dëshminë e krishterë bashkëkohore, afrimin ndërkrishterë, dialogun ndërfetar dhe bashkekzistencën paqësore të popujve dhe feve është njohur ndërkombëtarisht./ CNA
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për ...
Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pele...
Media e njohur ndërkombëtare, "Reuters" ka raportuar sot ...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipër...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur trishtimin ...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas ndarje...
Kush ishte Kryepiskopi Anastas Janullatos Anastas Janulla...
Kryepiskopi Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin ...
Zërat për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit Anastas janë të...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Arti si një fushë me një rol të jashtëzakonshëm në emancip...
Duke nisur nga e hëna e datës 27 janar, ora 18:30 do të ni...
Para pak minutash, Shkodra u godit nga një tërmet me magni...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë n...
Fakultetet në Univesitetin e Shkodrës nuk e kanë plotësuar...
Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison ...
Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas është përkeqës...
Sot, në sheshin “Elbasan Arena” u organizua marshimi i par...
Kryeministri Edi Rama ka folur për partneritetin e spitali...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...