“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Fakultetet në Univesitetin e Shkodrës nuk e kanë plotësuar kërkesën e mëparshme të rektorit Tonin Gjuraj, një kërkesë në formë këshille për të dërguar një numër më të ulët të kuotave të lira në një kohë kur numri i studentëve që regjistrohen vitet e fundit është shumë më i paktë sesa vendet bosh që shpall universiteti. Rektori Gjuraj tha se për vitin akademik 2025-2026 fakultetet kanë sjellë në total 3382 kuota të lira, ndërkohë që vitin e fundit në universitetin e Shkodrës u regjistruan afro 900 studentë për herë të parë. Gjuraj në këtë mbledhje të parë të Senatit Akademik tha se sfida për regjistrimin e një numri më të lartë studentësh do të jetë shumë e madhe.
“Një pikë e rëndësishme në këtë mbledhje të parë të Senatit për këtë vit do të jetë miratimi i kuotave të studimit për vitin akademik 2025-2026, një praktikë e përvitshme kjo. Natyrisht që numri i studentëve të pritshëm është më i lartë sesa vitin e kaluar sepse këtu reflektohet edhe rritja e numrit të programeve të studimit, atyre programeve të studimit për të cilat ne kemi aplikuar se jo domosdoshmërisht mund të miratohen të gjitha, por ju kujtoj edhe njëherë që ne kemi aplikuar për 14 programe të reja studimi ku në fakt 5 prej tyre janë riorganizime. Kështu që njësitë bazë dhe njësitë kryesore kanë dërguar në rektorat numrin e studentëve për vitin që vjen, pra kuotat duke reflektuar si të thuash edhe këto programe të reja studimi dhe është një numër i lartë dhe do të na duhet një punë jashtëzakonisht e madhe në rekrutimin e këtyre studentëve sepse kjo është sfida jonë. Jo thjeshtë paraqitja e kuotave, por përpjekja që ne mund të bëjmë pastaj t’i afrohemi sa më shumë një numri të tillë që është gjithmonë një lloj parashikimi nisur nga numri i studentëve vitin e kaluar, studimi i tregut të punës, numri i programeve të studimit dhe të tjera si këto. Ne për vitin që vjen në ciklin e parë të studimeve bachelor, njësitë bazë, pra njësitë kryesore kanë kërkuar 1900 studentë, në ciklin e dytë master i shkencave dhe profesional 1372 studentë dhe janë programet profesionale që ne kemi që janë 110 studentë dhe që në total bëhen 3382 studentë. Numri duket goxha i lartë, por sfida është se sa do të arrijmë të rekrutojmë nga këta studentë potencial”, tha Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës.
Rektori Gjuraj foli edhe për investimet në Universitetin e Shkodrës duke thënë se janë dorëzuar 6 projekte infrastrukturore pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ministrinë e Arsimit.
“Në fillim të këtij viti ne kemi dorëzuar më shumë sesa vitin e kaluar, 6 projekte pranë AKKSHI-t, të cilat janë projekte infrastrukturore të cilat janë dorëzuar brenda afateve dhe përfshijnë laboratore, janë disa projekte shumë të rëndësishme dhe të shohim tani, varet nga cilësia e tyre dhe politika e përkrahjes së projekteve të tilla nga AKKSHI. Shpresojmë që të paktën një pjesë e mirë e tyre të mund të financohen nga AKKSHI. Gjithashtu ka nisur puna për disa programe të reja studimi. Siç kemi thënë dizajnimi i programit kërkon kohë dhe kur themi programe të reja ka të bëjë me vitin akademik 2026-2027 sepse aplikimi i programeve ka afatet e veta që janë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Elementi i ri sa i takon punës që po bëhet për këto programe janë përpjekjet ndërdepartamentale dhe porosia, diskutimet që ne kemi pasur që këto programe studimi të mund të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe të mund të përfshijnë disa departamente së bashku, pra për të rritur ndërdisiplinaritetin. Te Fakulteti i Shkencave Shoqërore ka nisur tashmë puna për një program të ri Bachelor në Albanalogji. Madje ka edhe një marrëveshje ndërdepartamentale, pra është një hap pozitiv. Ka kohë sepse të gjitha këto programe do të aplikohen më pas në 30 tetor të 2025. Është diskutuar dhe ka pasur një dakordësi dhe do të nisë puna midis Fakultetit Ekonomik dhe departamentit të Matematikës dhe Informatikës, ndoshta për një program të Informatikës Ekonomike të ciklit të dytë është ideja më tepër. Pavarësisht se është parë mundësia për të diskutuar edhe për ciklin e parë, por jemi në rregull nëse do të avancojmë për një program të tillë. Natyrisht ajo që është e re dhe ne duhet ta vijojmë jo vetëm te Fakulteti Ekonomik është avancimi me programin në gjuhën angleze. Ne nuk kemi program në gjuhën angleze. Edhe këtu ka një gatishmëri të Fakultetit Ekonomik për një program në Administrim Biznes ndoshta, por unë u bëj thirrje përsëri fakulteteve të eksplorojnë mundësi të tjera për programe studimi në gjuhën angleze. Kjo qoftë edhe për programe të dyfishta në bashkëpunim apo në partneritet me universitetet jashtë Shqipërisë. Ka filluar edhe te Gjuhët e Huaja dhe unë kam biseduar me fakultetin dhe ndoshta është momenti që aty të nisim një ristrukturim të thellë të programit të gjuhëve të huaja. Natyrisht nuk përjashtohen edhe drejtime të reja në të ardhmen, por që mendoj deri nga fundi i marsit ne të paktën të dizajnojmë programe të tilla që të mund t’i detajojmë pastaj brenda afatit që kërkohet nga Ministria e Arsimit dhe të mund të avancojmë”, tha Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës.
Nevojat për investime në universitetin e Shkodrës janë shumë më të mëdha, u shpreh rektori Gjuraj.
“Në gjysmën e parë të shkurtit besoj do të diskutohet dhe të miratohet draftbuxheti për vitin 2025. Edhe këtu njësitë kryesore, fakultetet, kanë dërguar kërkesat dhe keni parasysh që ne kemi një grant të mësimdhënies që është rritur me 4 milionë lekë të rinj, pra nga 625 milionë lekë është në 629 milionë lekë granti i mësimdhënies, por kemi 3.5 milionë euro në dispozicion nga të ardhurat tona për investime dhe mirëmbajtje ku detajohet nga zyrat poshtë të administratës. Kërkesat kanë ardhur nga njësitë kryesore dhe natyrisht institucioni ka edhe prioritete. Natyrisht disa investime janë urgjente në infrastrukturë siç është Fakulteti i Shkencave të Edukimit, sistemi i kaldajave, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Rektorati po ashtu dhe janë në tërësi disa elementë të tjerë që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen, por që në mbledhjen e muajin shkurt sapo të detajohen ne do jemi shumë të hapur që të diskutojmë dhe të ndajmë edhe këtë informacion. Nevojat janë shumë më të mëdha, jemi shumë të qartë, por këto janë paratë në dispozicion, ky është sektori publik, sektori shtetëror dhe ne do të përpiqemi që gjithmonë kjo shumë që është në dispozicion për mirëmbajtje dhe investime nuk ka të bëjë me investimet apo mbështetjen në infrastrukturë që mund të na japë AKKSHI apo Ministria e Arsimit në ndonjë rast apo drejtime të tjera”, tha Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës.
Më pas mbledhja e Senatit Akademik e Universitetit të Shkodrës vijoi me dyer të mbyllura duke diskutuar më në detaje çështjet e rendit të ditës./ CNA
Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison ...
Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas është përkeqës...
Sot, në sheshin “Elbasan Arena” u organizua marshimi i par...
Kryeministri Edi Rama ka folur për partneritetin e spitali...
Kërkesat sipas shteteve ku shqiptarët janë rezidentë legal...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është paraqitur...
Analisti Enton Abilekaj foli në lidhje me përdorimin e rrj...
Gazetari Mentor Kikia foli në lidhje me votën e Diasporës ...
Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira ...
Në kuadër të 105 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, Ba...
Magjistratët të cilët kanë kaluar me sukses vetingun në dy...
Shkodra duket se është në pikun e virozave të stinës teksa...
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit, për...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë kërkesë p...
Policia ka arrestuar sot nipin e ish-deputetit socialist, ...
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 21 shkurt për shqyrtimi...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i ke...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar...
Një ditë pas kthimit nga Athina, ku së bashku me drejtues ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...