Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar standardet për zonat e parcelës në të cilat do të lejohet kultivim i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.
Në vendim thuhet se parcelat ku do të kultivohet kcannabis-it mjekësor duhet të jenë larg zonave turistike dhe zonave ushtarake.
Kultivimi duhet të ndjekë standardet ndërkombëtare të praktikave të mira bujqësore dhe të grumbullimit.
Vendimi i Qeverisë:
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Standardet”, tërësia e kërkesave dhe kritereve që duhet të kenë zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale;
b) “Parcelë e tokës”, sipërfaqe e kufizuar e tokës, përfituar me aktin e fitimit të pronësisë, e cila do të përdoret për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”;
c) “Ambient i mbrojtur”, një mjedis kultivues dhe i mbuluar, i cili krijon kushte të favorshme për rritjen e bimëve, duke mbrojtur ato nga ndikimet atmosferike të jashtme, si ndryshimet ekstreme të temperaturës, era apo reshjet e shiut. Ky ambient lejon depërtimin e rrezatimit diellor dhe zakonisht përfshin struktura, si sera ose tunele plastike, që ofrojnë një shkallë të caktuar kontrolli mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira të bujqësisë dhe të mbledhjes (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;
ç) “Ambient i mbyllur”, një mjedis plotësisht kultivues, i mbuluar dhe i izoluar nga ndikimet e jashtme atmosferike, i cili ofron kushte të favorshme për rritjen e bimëve, pa depërtimin e rrezatimit natyror diellor. Ky lloj ambienti përdor ndriçim artificial e sisteme kultivuese për parametrat, si: drita, lagështia, temperatura, ventilimi dhe për ndikimin e faktorëve të tjerë të jashtëm, duke siguruar kushte optimale për kultivimin, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira bujqësore dhe të grumbullimit (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;
d) “Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale;
dh) “Terren kultivues ose substrakt kultivues”, një material ose përzierje materialesh, natyrore ose të prodhuara, që siguron mbështetje fizike dhe furnizim me ushqyes për rritjen e bimëve, që mund të përfshijë tokë natyrale, torfë, perlit, vermikulit, fibra kokosi apo substrakte të tjera, që krijojnë kushte të përshtatshme për rritjen e bimëve në një ambient kultivues, duke lejuar rregullimin e lagështisë, ajrimit dhe ushqyesve.
2. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes;
ç) përqendrimi i metaleve të rënda në tokë apo në terrene kultivuese (substrakte kultivuese), ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, që nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
d) toka apo terrenet kultivuese (substraktet kultivuese), ku kultivohet cannabis-i mjekësor, që duhet të plotësojnë standardet e parashikuara në udhëzuesit për praktikat e mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).
3. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime industriale janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura dhe të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban nga dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
4. Në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
5. Në rastet, kur parcela e tokës përdoret për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë, në zbatim të përcaktimeve të Kodit Civil dhe të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”.
6. Standardet e parashikuara në pikat 2, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, e 3, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, të këtij vendimi, nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.
7. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e licencuara dhe me leje për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./CNA
Një ditë pas kthimit nga Athina, ku së bashku me drejtues ...
Prej ditësh, trafiku rrugor në Durrës ka arritur nivele kr...
Korça dhe fshatrat turistike si Dardha, Voskopoja dhe Bobo...
Tetë drejtues mjetesh në pranga, nga të cilët tre për arsy...
Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të veprimeve hetimore...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije si paraqitet si...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bëri thirrje qever...
Prej 4 ditesh, Edison Oruqi, babai i 3 femijëve, banue...
Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar mbrëmje...
Gazetari Sami Neza ka deklaruar se fondet e qeverisë A...
Kryetari i KQZ-së, Celibashi ka dhënë udhëzime për qyt...
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në një bashkëbisedim me...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ...
Prokuroria e Posaçme kërkon burg përjetë për Fran Marashin...
Mitropoliti i Korçës Imzot Joani dhe i Amantias Imzot Nath...
Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur ...
Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekzistencë që nga them...
Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën ndaj ish-kryebashki...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...