Këshilli Botëror i Kishave, mesazh ngushëllues: Kryepiskopi Anastas, gjigant i sferës ekumenike
Këshilli Botëror i Kishave (ËCC) shpreh mesazh ngushëllimi...

Kryepiskopi Anastas, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka luajtur një rol kyç në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai ishte i njohur për angazhimin e tij të palodhur në promovimin e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme fetare, një mision që e ka mbajtur në qendër të veprimtarisë së tij për shumë vite.
Një nga arritjet më të rëndësishme të Kryepiskopit Anastas ka qenë bashkëthemelimi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) në vitin 2007, së bashku me tre kryetarët e ndjerë, kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muca, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Mons. Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve H. Dede Reshat Barshi. Ky këshill, i cili mbledh përfaqësues të grupeve të ndryshme fetare në Shqipëri, ka qenë një platformë kyçe për promovimin e dialogut ndërfetar dhe koordinimin e iniciativave që mbështesin bashkëjetesën paqësore dhe respektin reciprok. Në vitin 2018 Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar pranon me anëtarësi të plotë Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë dhe sot ky këshill bashkërendohet nga pesë komunitete të ndryshme fetare.
Në vitet 2018-2019 dhe 2024, Kryepiskopi Anastas shërbeu si Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, një pozicion në të cilin ai ka udhëhequr përpjekjet për forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri dhe për të mbajtur një qëndrim të paanshëm dhe të balancuar.
Përtej veprimtarive të tij brenda Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Ai ka qenë dy herë i zgjedhur si President Nderi i Religions for Peace, një organizatë ndërkombëtare, që mbledh liderë fetarë dhe këshilla ndërfetarë nga e gjithë bota për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën ndërmjet besimeve të ndryshme fetare. Herën e fundit, ai u rizgjodh në Asamblenë e X-të Botërore të Religions for Peace, mbajtur në Lindau, Gjermani, në vitin 2019 me pjesëmarrjen e Presidentit të Gjermanisë, vit kur ai kryesonte Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Ky angazhim ndërkombëtar pasqyron besimin dhe respektin e madh, që ka fituar Kryepiskopi për kontributet e tij në promovimin e dialogut ndërfetar dhe paqes globale.
Po ashtu, ai ka shërbyer si Kryetar i parë i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitin 2019, një vit kur Këshilli mori një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëjetesës ndërfetar në Shqipëri. Pozita e Kryetarit, e cila do t’i kalonte për një mandat njëvjeçar çdo lideri të secilit komunitet fetar, krijoi një sistem rotacioni, që pasqyronte shpërndarjen e pushtetit dhe përfshirjen e të gjitha grupeve fetare, bazuar dhe përfshirë kjo dhe në statut.
Përveç angazhimit të tij si udhëheqës shpirtëror dhe organizativ, Kryepiskopi Anastas është gjithashtu autor i shumë librave dhe botimeve, ku një rëndësi të veçantë i jep dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve me jo të krishterët. Ai ka shkruar dhe ka kontribuar në studime, që theksojnë rëndësinë e bashkëjetesës paqësore dhe të respektit mes besimeve të ndryshme, veçanërisht mes të krishterëve dhe myslimanëve. Puna e tij intelektuale ka pasur ndikim të madh në promovimin e një shoqërie të hapur, tolerantë dhe të orientuar drejt mirëkuptimit.
Një tjetër dimension i rëndësishëm i kontributit të Kryepiskopit Anastas është nxitja e bashkëpunimit akademik ndërfetar mes tre teologjive të Shqipërisë – asaj islame, ortodokse dhe katolike, respektivisht Departamentit të Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, Akademisë Teologjike Ortodokse “Shën Vlash”, sot Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar “Logos” dhe Institutit Teologjik dhe Filozofik Katolik “Nëna e Këshillit të Mirë” në Seminarin Ndërdioqezan, Shkodër. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive për studentët dhe akademikët nga këto institucione që të bashkëpunojnë, shkëmbejnë ide dhe zhvillojnë projekte të përbashkëta.
Kryepiskopi Anastas ka mbështetur krijimin e mundësive për konferenca dhe seminare ndërfetarë, ku studentët e teologjive mund të diskutojnë tema të përbashkëta, që prekin bashkëjetesën dhe zhvillimin e paqes ndërmjet besimeve të ndryshme fetare. Ky bashkëpunim ka sjellë një kuptim më të thellë të traditave dhe vlerave të përbashkëta ndërmjet komuniteteve fetare, duke kontribuar në forcimin e dialogut dhe respektit ndërfetar, që është thelbësor për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe paqësore, sidomos në një vend multifetare si Shqipëria.
Kryepiskopi Anastas ishte një nga figurat më të shquara të udhëheqjes fetare dhe intelektuale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel global. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për dialogun ndërfetar, përforcimin e paqes dhe bashkëjetesës midis besimeve dhe nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërfetar është një mësim i vyer për të gjithë ata që e ndjekin dhe një model për udhëheqjen e përgjegjshme në një botë gjithnjë e më të përçarë./ CNA
Këshilli Botëror i Kishave (ËCC) shpreh mesazh ngushëllimi...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ...
Ambasada Gjermane në Shqipëri ka shprehur trishtimin për l...
Pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas Janullatos ka...
Ipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan D...
Kryepiskopi i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ringrit...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për ...
Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pele...
Media e njohur ndërkombëtare, "Reuters" ka raportuar sot ...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipër...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur trishtimin ...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas ndarje...
Kush ishte Kryepiskopi Anastas Janullatos Anastas Janulla...
Kryepiskopi Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin ...
Zërat për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit Anastas janë të...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Arti si një fushë me një rol të jashtëzakonshëm në emancip...
Duke nisur nga e hëna e datës 27 janar, ora 18:30 do të ni...
Para pak minutash, Shkodra u godit nga një tërmet me magni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...