web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama prezantoi “BESËN”/ Kikia: Shkarkoi rrufenë politike kudo, loja e radhës

27 Korrik 2026, 21:26, Politikë CNA

Rama prezantoi “BESËN”/ Kikia: Shkarkoi rrufenë politike

Gazetari Mentor Kikia tha sot se kryeministri Edi Rama po luan lojën e radhës me qytetarët përmes dokumentit strategjik “BESA”.

Duke folur në “Euronews Albania”, Kikia u shpreh se është një lojë që luhet me sforco dhe se mund të jetë përpjekja e fundit politike e Ramës.

Sipas gazetarit, ky hap i kryeministrit ishte një përpjekje për të shkarkuar përgjegjësinë për qeverisjen e 13 viteve përmes shënjestrimit të punonjësve të administratës.

Ndërsa komentoi qëndrimet e Ramës lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë, Kikia i konsideroi si një ndryshim të menjëhershëm deklaratat nga qershori në korrik.

“Rama është duke luajtur lojën e radhës. Nuk di nëse është e fundit, por është një lojë që po luhet me shumë sforco. Këtu duhet të kemi parasysh një fakt. Që vetë Rama u pa në pasqyrën e flamingos, i vuri edhe një emër, por pa të tjerët. Pa që pakënaqësitë e qytetarëve nuk lidheshin me të por me disa nënpunës. Kjo është një përpjekje për ta shkarkuar rrufenë kudo, vetëm tek ai jo. Bie në sy fakti se ka një ndryshim të mënjëhershëm të kursit lidhur me protestën. Ka një përpjekje për të vënë një vijë ndarëse mes protestës, asaj të qershorit dhe të korrikut. Në fillim ishte ajo e qytetarëve dhe e mjedisit, kjo tjetra që po vazhdon është e korbave dhe sorrave”,-tha Kikia./CNA 





Lajmet e fundit nga