
Kryeministri Edi Rama ndodhej pasditen e së dielës në Peshkopi nga ku mori edhe një “leksion” për prodhimin dhe tregun në plantacionet frutore të Dibrës. Megjithatë, deputeti demokrat Xhelal Mziu, në një postim në Facebook, thotë se po reagon si dibran por edhe si deputet e drejtues politik për vizitën e kryeministrit.
Deputeti ngre një sërë pyetjesh për kreun e qeverisë, i cili sipas tij, duhej të kishte droje e të mos shkonte në Dibër duke pasur parasysh, “rruga e Arbërit ka ngelur rrugëve”, Skavicën, mungesën e investimeve, dosjen 184 etj.
Dërsa e paralajmëron se Dibrën “duhet ta harroj”, Mziu “kërcënon” Ramën, duke i thënë se në zgjedhjet lokale qarku i Dibrës do të të nxjerr 4 me 0 ose 7 me 0 pas ndarjes së re teritoriale.
Postimi i plotë:
“Dibranët i thanë Edi Ramës je bërë si “Saiti i Kadisë”.
Kështu ju drejtuan sot dibranët kryeministrit të vendit, o “Saiti i Kadisë”.
Për ta thjeshtuar e kuptuar nga të gjithë, ky epitet ose nofkë është e njëvlefshme me shprehjen që përdoret në Tiranë; është bërë si “Ver Llapa”!.
Kaq e thjeshtë është shprehja, por ajo ç’ka përcjellë është më tepër se batutë.
Në Dibër, kuvendi është filozofi dhe çdo fjalë matet mirë para se ta shqiptosh, ndërsa nofkat lëshohen për ata që s’janë të përfillur në kuvende.
Këtë harroi zotni e tij, s’mund të bësh ironi dibre, pa njohur shpirtin rebel dhe mëndjen e hollë të atyre anëve.
U mundua të bëj batuta dibre, por ja mbushën poturet dhe shpinën…
Tej këtyre replikave e shkëmbimit të frazave jo etike për një kryeministër, më duhet të reagoj si dibran, por edhe si deputet e drejtues politik.
Si nuk ke ndroje që shkon në Dibër, kur “rruga e Arbërit ka ngelur rrugëve” ?
Autor i kësaj rruge, që prej vitesh, ka mbetur pa u sosur, je ti Edi Rama.
Je ti, që bënë diskriminim politik dhe krahinor !!
Si nuk të vjen zor të shkosh në Dibër, kur ti don ta zhbësh Dibrën me Skavicën (maksimale) dhe lëshon barsaleta me gjuajtje peshku me “kallama, që mesa duket i ke qef shumë” !!!
Si guxon e shkon në Dibër, ku në 8 vite ke bërë 6 fushata, asnjë investim për Dibrën, por vetëm përdor tjetërsimin e votave. Historia dhe efektet e dosjes 184 vazhdon, por edhe e vitit 2017, pa lënë në harresë edhe çetat me tufa lekësh më 25 prill 2021!
Si guxon e shkon në Dibër, kur më 25 prill, banorët e atij rrethi të nxorën në opozitë, megjithëse hodhët me thasë lekë për blerjen e votave!! Zyrtarisht e vërtetuar kjo…
Me çfarë fytyre shkon në Dibër, kur e ke rrënuar bujqësinë, a e dini ju që sot atyre banorëve po ju shitet kg i qershive vetëm 30 lekë. Po kostot e prodhimit a i dini ?
Ti e ke varfëruar familjen dibrane e të çdo krahine, e ke shpopulluar Dibrën më keq se “Serbia e Sllobodanit Kosovën”?!
Me çfarë fytyre krekosesh në Dibër, kur me të gjitha pushtetet s’ke bërë asgjë për Peshkopinë si qendër dhe gjithë njësitë admunistrative!
Ta harrosh Dibrën Ed Rama !
Mendoja se të mjaftonte mësimi i 25 prillit se çfarë të bëjnë Dibranët.
Më duhet të të them se qenke i panxënë nga përvoja e atyre Maleve, se atje Male janë dhe banorët.
Në zgjedhjet vendore të 2023 qarku i Dibrës do të të nxjerr 4 me 0 ose (7 me 0 pas ndarjes së re teritoriale)!!!
Nuk është retorikë politike kjo, është mendim i mbështetur te mendja e atyre burrave dhe grave dibrane.
Jo vetëm nuk e fiton Dibrën në 2025, por ti do të humbasësh thellësisht për shkak të papunësisë, për shkak të korrupsionit dhe krimit, për shkak të taksave pa fund dhe çmimeve stratosferike.
Koha Juaj ka mbaruar Ramsi.
Në Dibër je vetëm Ramsi, në oborrin mavi le të të quajnë edhe Zeus, drita jote nuk ndriçon.
Në zgjedhjet e radhës Dibranët do ta bëjnë 8 me 2, Ramsi.”/CNA.al
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin El...
Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur reagimi i parë nga...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është pye...
Deputetja e PD Grida Duma u ka drejtuar një thirrje të...
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në një ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi CNA.al d...
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso ka rea...
CNA.al ka zbuluar se Xhuljana Agim Dumani, motra e Nur...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka shenjëstruar...
Kryeministri Edi Rama, ka ndaluar në qytetin e Peshkop...
Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm,...
Zgjedhjet për kryesinë e PD-së, në degën e Korçës u ma...
B Gazetari Genc Burimi i ka bërë “dush të ftohtë”, depu...
Procesi për zgjedhjen e strukturave në degën e PD-së, Korç...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Ushtari 10 milionësh i Henri Çilit dhe i Top Channel-i...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Prej disa javësh, aktivistja Evi Kokalari ka hedhur nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...