Forumi i Dialogut të Prespës/ Majlinda Bregu me Gabriel Escobar në Ohër
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka marrë pjesë në Dialogun e 8-të të Forumit të Prespës, sot në Ohër.
Gjatë fjalimit të saj, Bregu foli për procesin e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe të integrimit në BE.
“Roma nuk u ndërtua brenda një dite, edhe ndërtimi i një tregu të përbashkët do kohën e tij. Procesi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe i integrimit të tij në BE nuk është një proces i lehtë, por shpresoj të mos na duhen 35 vite për të arritur atje, siç iu desh Bashkimit Evropian për të ndërtuar një treg të vetëm. Askush nga ne në këtë rajon nuk e ka luksin të humbasë asnjë ditë të vetme, duke marrë parasysh që integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor ka vite që po rri në vend”, Bregu.
Sekretarja e përgjithshme e RCC foli në panelin “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Europa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”, së bashku me Dimitar Kovachevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Olivér Várhelyi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së dhe Ana Brnabi?, kryeministre e Serbisë.
“Vitin e kaluar në këtë vend festuam hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së re Rajonale të Roaming-ut, e cila mundësoi roaming free të Ballkanit Perëndimor për qytetarët tanë. Kjo Marrëveshje Roaming ishte jo vetëm një ushtrim ekonomik që thelloi marrëdhëniet brenda rajonit e që bëri të mundur që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të paguanin më pak, por ishte gjithashtu edhe një akt politik që na bindi se gjerat ndodhin, realizohen me sukses sa herë që liderët marrin bashkarisht vendime. Historia e Tregut të Përbashkët Rajonal nuk do të jetë e shkurtër. Normalisht është një proces që do të marrë kohë, por nëse nxitemi edhe më shumë nga nevojat dhe pesimizmi që shfaqin njerëzt, sidomos të rinjtë (1 në 3 prej tyre janë të papunë) e nëse do të donim të shihni sa më parë ndryshime në shoqëritë tona, atëherë duhet të shpejtojmë dhe të shënojmë arritje konkrete në bashkëpunimin ekonomik”, shtoi Bregu.
“Ne në RCC po vazhdojmë të punojmë për t'u dhënë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor një treg të vetëm. Jemi një rajon i vogël, me vetëm 18 milionë banorë, (ndoshta edhe më pak me zhvillimet e fundit) dhe për 76% të tyre bashkëpunimi rajonal ka vlerë të lartë. Për më shumë se 43% papunësia është problemi më i madh që rrezikon të rëndohet nga kriza ekonomike. Në kohë lufte, në kohë pandemie, është e nevojshme të afrohemi më shumë. Çfarëdo që të vendosin vendimmarrësit nga rajoni ynë, RCC është këtu për të lehtësuar dhe koordinuar. Por në fund, u takon atyre”, përfundoi Bregu.
Forumit i Prespës për Dialog, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për t'u mundësuar vendeve, liderëve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetin mes tyre./ B.A. - CNA.al
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Ushtari 10 milionësh i Henri Çilit dhe i Top Channel-i...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Prej disa javësh, aktivistja Evi Kokalari ka hedhur nj...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për mbylljen e progr...
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme takoja Dr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të forta, gjatë...
Tone të lartë kanë përshkruar sot, Komisioni e Posaçëm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në Kom...
Erion Veliaj nga Kavaja ka hedhur thumba ndaj dy depu...
I qartë, tashmë e dukshme, e zbuluar për gjithëkënd, s...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike E...
Gazetari Bejdo Malo ka reaguar në lidhje me një deklaratë ...
Presidenti slloven Borut Pahor i ka kërkuar BE-së që n...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhe sot të gjithë krye...
Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar vendimin e SPA...
Vizita e Ramës në Kiev të mërkurën kishte vetëm vlerë ...
Ulet numri i qytetarëve shqiptarë që shohin rezu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...