SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet më 11 korrik, ora 20:00, para Kryeministrisë.
Në një deklaratë nga selia blu ai theksoi se rendi dhe siguria është në dorën e bandave. Sipas tij Rama dhe ministrat kanë dhjetëra njolla turpi dhe skandale.
Deklarata e plotë:
Me 11 korrik, opozitarët, demokratë, socialistë të ndershëm dhe ata pa parti, do të bëhen bashkë në betejën për kthimin e sigurisë dhe normalitetit në Shqipëri.
Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer vendin në një gropë skeptike të krimit, korrupsionit dhe emigracionit.
Kur mijëra shqiptarë, prindër dhe fëmijë, bëjnë gati valixhet për të kërkuar një jetë të sigurt dhe pa nëpërkëmbje, paratë e krimit dhe korrupsionit janë sheshit në të gjitha sheshet kryesore të Tiranës. Paratë e narkoshtetit formalizohen si ‘investime strategjike’ në resortet e bregdetit duke i futur kthetrat deri edhe në parqet arkeologjike. Policia e shtetit dhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë vendosur të jenë në krahun e së keqes, truproja të narkotrafikantëve, dhe jo mbrojtës të qytetarëve.
Sa i takon rendit dhe sigurisë, Rama dhe ministrat e tij kanë dhjetëra njolla turpi dhe skandale, por po përmendim më kryesoret:
1. Prej 11 vitesh bandat kriminale ushtrojnë kontroll të plotë politik mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit nëpërmjet Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Nëpërmjet tyre, bandat kane emëruar përfaqësuesit e tyre në nivelet më të larta të Policisë se shtetit, jo vetëm në nivel vendor, por dhe qendror. Oltion Bistri, ish-shefi i Njësisë Operacionale është i arrestuar për shkak të përgjimeve të ardhura nga Belgjika. Në ato përgjime nuk është vetëm ai, por me dhjetëra drejtues aktualë të Policisë së Shtetit, të cilët mbrohen prej fijeve politike që kontrollojnë SPAK-un.
2. Drejtues të lartë të policisë vodhën dhe manipuluan sistemin TIMS, të dhuruar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të zhdukur gjurmët e trafikut të drogës të vëllait të kryeministrit, dhe për llogari të eksponentëve të tjerë te krimit.
3. Operacioni i bujshëm Forca e Ligjit nuk u krye për të gjurmuar paratë me burim të paligjshëm, por që a) të ndihmonte bandat kriminale të qeverisë për të pastruar pasuritë me prejardhje kriminale, b) për presion mbi bandat për zgjedhjet vendore të vitit 2023, si dhe c) për t'u vënë gjoba atyre që nuk bindeshin.
4. Rekrutimet si dhe sistemi i gradave në Policinë e Shtetit e kanë kthyer atë në një strukturë tërësisht politike duke krijuar breza të rinj patronazhistësh, dhe kontingjent për krimin.
5. Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni i fundit i pavarur që është vënë tërësisht nën tutelën politike dhe kontrollin e bandave.
Për të gjitha këto, për t’i thënë ndal inkriminimit të shtetit, shpopullimit të vendit që vjen nga pasiguria dhe përkeqësimit ekonomik që vjen nga sundimi i narkotrafikut, le të bashkohemi në betejën për ta kthyer Shqipërinë në normalitet.
Të enjten në orën 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetarëve!/CNA
Mëngjesin e së hënës është zhvilluar mbledhja e Kryesi...
Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, ë...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama do të mbledhë...
Kryeministri Edi Rama pritet ta nis javën me mbledhjen...
Kryetari I PD-së, Sali Berisha në daljen e tij radhës,...
Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun PD,...
Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka hedh...
Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej disa ditësh po...
Në fjalën e mbajtur për qytetarët në rrugën “Mustafa M...
Ermal Yzeiraj, avokati mbrojtës i ish-ministrit Ilir B...
Mes hetimeve, ndjekeve penale, masave për arrest shtëpie a...
Gazetari dhe publicisti, Ben Andoni e sheh zgjedhjen e Lul...
Për të shtuar sigurinë dhe parandaluar ngjarje me pasoja n...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është mburrur...
Federata e Partive Opozitare ka reaguar për shkarkimin...
Partia Demokratike ka reaguar për sherrin tek Fakultet...
Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekret...
Këtë të shtunë, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit p...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, ka rea...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...