A do e fitonte koncesionin pa Beqajn ministër?/ Rrapaj mburret në Komision
Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi në Komisionin Hetimor t...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarojë nëse ka përdorur aplikacion “SKY ECC dhe ENCROCHAT”.
Iniciativa ligjore e opozitës vjen pasi në hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT, me rreth 16 mijë përdorues shqiptar.
Hetimet kanë zbuluar se përdorues të këtyre aplikacioneve nuk kanë qenë vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe funksionarë të lartë shqiptarë, duke përfshirë funksionarë të Policisë, organeve të drejtësisë, pushtetit vendor dhe qendror.
“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij. Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”, thuhet në relacionin shoqërues.
Në propozimin që mban firmën e Gazment Bardhit, argumentohet se veç këtij rasti tashmë të provuar, nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.
“Këto dyshime ngrejnë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik. Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë”, nënvizohet në relacion.
Në propozim, Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike jep edhe modelin e formularit të vetëdeklarimit që deputetët duhet të plotësojnë, ndërsa theksohet se çdo refuzim apo e dhënë e rremë përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal./ CNA
Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi në Komisionin Hetimor t...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ng...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta n...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se bu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të Sterilizimit, kry...
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, deklaroi se deputet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në komisionin për Edukim...
Tre biznesmenët italianë, Umbro Staccini, që zotëron k...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka kërkuar që në Komisionin ...
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur dit...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane, krye...
Sot po zhvillohet mbledhja e komisionit hetimor për Steril...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, e k...
Sot po shqyrtohet në parim projektligji “Për Buxhetin e vi...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i është përgjigjur pyetje...
Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme për nj...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka bërë me dije se projek...
Petrit Doda është prezantuar mbrëmjen e kësaj të diele...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...