Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje synon financimin e reformave dhe integrimin ekonomik të vendit në tregun e vetëm europian, përmes huasë prej 657.4 milionë euro dhe një granti prej 264.6 milionë euro nga BE.
"Është një koincidencë e bukur sot, ndërsa komisionerja Kos viziton Shqipërinë, në Kuvend diskutohen dy marrëveshje tepër të rëndësishme financiare mes Shqipërisë dhe BE-së. Janë marrëveshje që kanë në fokus ose garantojnë një mbështetje tepër të madhe financiare për Shqipërinë. Këtu, në emër të qeverisë, të kësaj shumice, rishprehim mbështetjen tonë të plotë për institucionet e reja të drejtësisë në pavarësinë e tyre. Falë kësaj marrëveshjeje do të vazhdojmë të garantojmë fondet për SPAK-un dhe GJKKO-n për të çuar përpara reformën në drejtësi. Për ne garantimi i pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi është themelor. Një palë betohet se, larg qoftë, po t’i besojë populli Gjuzit, Jenisherit, udhëheqësve të "sulltanit të madhërishëm", imagjino të rrëzojnë reformën në drejtësi. Ndaj BE-ja vazhdon të mbështesë fuqimisht shtetin shqiptar dhe qeverinë shqiptare për ta fuqizuar edhe më tej pavarësinë e institucioneve të drejtësisë",-tha Balla.
Ky financim është pjesë e planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, që do të ofrojë mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për vendet e rajonit në periudhën 2024-2027.
Për të përfituar nga kjo ndihmë, Shqipëria ka miratuar Agjendën Kombëtare të Reformave 2024-2027, e cila përcakton prioritetet kryesore si:
- Rritja e konkurrueshmërisë ekonomike dhe investimeve.
- Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe arsimit.
- Transformimi digjital dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
- Konsolidimi i energjisë së gjelbër dhe integrimi në tregun energjetik të BE-së.
- Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.
Balla informoi Kuvendin se nga kjo iniciativë e re zhvillimore pritet të ofrohet mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027 për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, si mbështetje nëpërmjet katër shtyllave të tij:
1. Integrim në tregun e vetëm të Bashkimit Europian.
2. Integrim rajonal.
3. Integrim i përshpejtuar përmes reformave kombëtare të rritjes.
4. Instrumenti financiar për reforma dhe rritje në Ballkanin Perëndimor.
Balla kërkoi konsensus nga të gjithë deputetët për miratimin e kësaj marrëveshjeje./CNA
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiran...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i vënë nën hetim për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se R...
Deputeti Petro Koçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka iro...
Vijon tallja e kreut të Nismës “Shqipëria Bëhet” për lista...
Lulzim Basha ka reaguar sot sa u përket listave të kandida...
Në konferencën e përbashkët me Komisoneren për Zgjerimin, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaroi sot...
Kryekomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në konferencën ...
Mesnatën e djeshme përfundoi afati për depozitimin e lista...
Mjeku Erion Dasho, një prej emrave të njohur nga primaret ...
Prefekti i Korçës, Nertil Jole, ka reaguar sot, pasi ai nu...
LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe “Djathtas 1912” e E...
Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e përbashkët...
Deputetja Monika Kryemadhi në fjalën e saj jashtë Parlamen...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas zyrtarizimit të lis...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrj...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në rrjetet sociale pas ka...
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani do të ketë n...
Partia Socialiste do të garojë me 186 kandidatë për depute...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...