SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Projektligji synon forcimin e masave disiplinore ndaj ushtarakëve.
Sipas projektligjit të propozuar për disa ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura”, çdo shkelje e lehtë disiplinore, kur kryhet në misione jashtë vendit apo në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, do të trajtohet si shkelje e rëndë, duke sjellë pasoja më të rënda për ushtarakët.
Ndërkohë, shkeljet e rënda të kryera gjatë misioneve, arsimimit apo angazhimeve ndërkombëtare do të konsiderohen shkelje shumë të rënda, me masa që mund të përfshijnë edhe përjashtimin nga Forcat e Armatosura.
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 173/2014, “PËR DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 7 ndryshohet, si më poshtë:
“Neni 7
Autoritetet përgjegjëse
Autoritetet përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të Armatosura, janë:
Presidenti i Republikës për dhënien e masën shumë të rëndë disiplinore “shkarkim dhe lirim nga Forcat e Armatosura”, për oficerët me grada madhore. Propozimi për dhënien e kësaj mase disiplinore shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura bëhet nga Kryeministri, ndërsa për oficerët e tjerë me grada madhore bëhet nga ministri i Mbrojtjes;
Ministri i Mbrojtjes për dhënien e masave shumë të rënda disiplinore të mëposhtme:
të parashikuara nga shkronjat “a”, “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 14, për oficerët me grada madhore. Propozimi për dhënien e këtyre masave bëhet nga Komisioni i Lartë Disiplinor;
për të gjithë oficerët e Forcave të Armatosura, me përjashtim të masave për të cilat autoriteti përgjegjës është Presidenti i Republikës, si dhe masave të parashikuara nga nënparagrafi “i”, i shkronjës “b” të këtij neni. Propozimi për dhënien e kësaj mase bëhet nga Komisioni i Lartë Disiplinor;
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për dhënien e masave disiplinore të mëposhtme:
masat e rënda disiplinore për oficerët me grada madhore;
masat e lehta dhe të rënda disiplinore për ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave me drejtues civilë, të varësisë së tyre të drejtpërdrejtë;
masat e lehta dhe të rënda disiplinore për ushtarakët që shërbejnë në shtabet e NATO-s, përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare;
masat e lehta dhe të rënda disiplinore për drejtuesit ushtarakë të strukturave mbështetëse dhe strukturave të varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
masat shumë të rënda disiplinore të përcaktuara në shkronjat “d” dhe “dh” të pikës 3, të nenit 14 për nënoficerët dhe ushtarët e Forcave të Armatosura. Propozimi për dhënien e kësaj mase bëhet nga Komisioni i Lartë Disiplinor.
ç) Komandanti i forcës dhe strukturës mbështetëse për dhënien e masave disiplinore, të mëposhtme:
masat e lehta dhe të rënda disiplinore për drejtuesit e strukturave të varësisë, me përjashtim të oficerëve me grada madhore;
masat e lehta dhe të rënda disiplinore, për ushtarakët në varësi të tyre;
masat shumë të rënda disiplinore për nënoficerët dhe ushtarët e forcës dhe strukturës mbështetëse, me përjashtim të masave disiplinore për të cilat autoritet përgjegjës është shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Propozimi për dhënien e kësaj mase bëhet nga Komisioni i Lartë Disiplinor.
d) Komandantët në nivel brigade, regjimenti, distrikti, batalioni, flotilje, njësie kryesore ose njësie bazë në institucionet arsimore për dhënien e masave disiplinore të mëposhtme:
masat e lehta dhe të rënda disiplinore për drejtuesit e strukturave të varësisë;
masat e lehta dhe të rënda disiplinore, për ushtarakët në varësi të tyre.
dh) Komandant në nivel kompanie ose toge për dhënien e masave disiplinore për ushtarakët në varësi të tyre.
Neni 2
Në nenin 11 bëhet ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Shkronja “e”, e pikës 1 ndryshon dhe bëhet, si më poshtë:
“e) përdorimi dhe lejimi i lëvizjes së automjeteve të Forcave të Armatosura pa dokumentacionin përkatës;”
Pas pikës 2, shtohet pika 3 me përmbajtje, si më poshtë:
“3. Kryerja e shkeljes së lehtë disiplinore, në misione jashtë vendit apo në angazhime në
kuadrit e bashkëpunimit ndërkombëtar, konsiderohet shkelje e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet e rënda, sipas
pikës 2, të nenit 14 të ligjit.”
Neni 3
Në nenin 12 bëhet ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Pas shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet shkronja “b/1”, me përmbajtje:
“b/1) dhënia e intervistave të paautorizuara në mediat e shkruara dhe audiovizive në kundërshtim me rregullat e miratuara për këtë qëllim;”
Pika 2, e nenit 12 ndryshon dhe bëhet, si më poshtë:
“2. Shkelja e rëndë disiplinore, e kryer gjatë arsimimit, në mision, shërbim, stërvitje të përbashkët, mision diplomatik ose në aktivitete që zhvillohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe, konsiderohet shkelje shumë e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet shumë të rënda, sipas pikës 3, të nenit 14 të ligjit.”
Neni 4
Në shkronjën “e”, të nenit 13, hiqet togfjalëshi “kur nuk përbën vepër penale;”.
Neni 5
Në pikën 3, të nenin 14 bëhet ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Pas shkronjës “dh”, shtohen shkronjat “e” dhe “ë”, me këtë përmbajtje:
“e) “Ndërprerja e studimeve për 1 vit”, e cila është masa me të cilën studenti ndërpret studimet për 1 vit.
ë) “Ndërprerja e studimeve”, e cila është masë ekstreme e dhënë për studentet dhe kursantet për shkelje shumë të rënda disiplinore.”
Neni 6
Në pikën 1, të nenit 16 pas fjalëve “dijeni me shkrim” shtohet togfjalëshi “apo me ndonjë nga format e përcaktuara në Kodin e Procedurës Administrative”.
Neni 7
Në pikën 1, të nenit 17, pas togfjalëshit“dijeni, me shkrim”, shtohet togfjalëshi “apo me ndonjë nga format e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative”.
Neni 8
Pas pikës 2, të nenit 21, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Shkeljet disiplinore të përcaktuara nga shkronja “gj”, pika 1 e nenit 11, shkronjat “ll”, “rr” dhe “s” të pikës 1 të nenit 12 si dhe shkronjat “e”, “ë” dhe “j” të nenit 13 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, bëjnë përjashtim nga përcaktimi i pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe në këto raste parashkrimi i masës disiplinore fillon nga momenti i cilësimit si shkelje disiplinore në varësi të marrjes dijeni nga vendimi për pushimin ose mosfillimin e ndjekjes penale.”
Neni 9
Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 21/1
Pushimi i procedimit disiplinor
Në përfundim të hetimit disiplinor, oficeri disiplinor vendos pushimin e procedimit disiplinor kur:
del qartë se fakti nuk ekziston;
fakti nuk parashikohet nga ligji si shkelje disiplinore;
ushtaraku nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet kur procedimi disiplinor fillon me ankimin e tij;
ç) ekzistojnë rrethanat që ushtaraku nuk mund te procedohet disiplinarisht ose nuk mund të merret masë disiplinore;
ekziston një fakt që e shuan shkeljen disiplinore ose për të cilin procedimi disiplinor nuk duhej të fillohej ose nuk duhet të vazhdojë;
dh) del se i proceduari disiplinarisht nuk e ka kryer shkeljen ose nuk provohet se e ka kryer ai;
i proceduari disiplinarisht vdes.
Në përfundim të hetimit disiplinor, në varësi të llojit të shkeljes disiplinore, oficeri disiplinor i kërkon Komisionit të Lartë Disiplinor miratimin e vendimit për pushimin e procedimit disiplinor. Vendimi për pushimin e procedimit disiplinor merret edhe nga Komisioni Disiplinor kur konstaton një nga rastet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni.
Kërkesës së oficerit disiplinor i bashkëlidhen provat dhe aktet që përmban fashikulli i hetimit disiplinor.
Komisioni Disiplinor ose Komisioni i Lartë Disiplinor, brenda 5 ditëve nga depozitimi i kërkesës, vendos në dhomë këshillimi (pa praninë e palëve), sipas rastit:
lënien në fuqi të vendimit të pushimit, kur çmon se janë kushtet e parashikuara nga pika 1 e këtij neni;
kthimin e akteve oficerit disiplinor dhe vazhdimin e hetimit disiplinor, kur çmon se ato janë të paplota dhe, kur është rasti, edhe veprimet që duhet të kryhen, si dhe cakton afatin brenda të cilit hetimi disiplinor duhet të përfundojë;
kthimin e akteve oficerit disiplinor, duke e urdhëruar që të formulojë akuzë dhe të paraqesë relacionin përfundimtar, kur çmon se hetimi disiplinor është i plotë dhe rezulton se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën përpara Komisionit Disiplinor ose Komisionit të Lartë Disiplinor.
Kur Komisioni Disiplinor vendos miratimin e vendimit për pushimin e procedimit disiplinor, masa disiplinore e dhënë konsiderohet e paqenë.
Kundër vendimit të Komisionit Disiplinor ose Komisionit të Lartë Disiplinor nuk lejohet ankim.”
Neni 10
Pas shkronjës “b”, të nenin 23, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) ushtarakët e Forcave të Armatosura, ndaj të cilëve është marrë një masë shumë e rëndë disiplinore, sipas përcaktimeve të shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 3, të nenit 14 të ligjit, dhe që për një periudhë 2-vjeçare nuk kanë kryer asnjë shkelje tjetër të rëndë disiplinore”.
Neni 11
Në nenin 25 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Pika 3 ndryshon dhe bëhet, si më poshtë:
“3. Ankimi për masat e rënda disiplinore të dhëna nga komandantët në nivel regjimenti, distrikti, batalioni, baze ajrore, bëhet tek eprori i drejtpërdrejtë i autoritetit përgjegjës që ka dhënë masën disiplinore”.
Në pikën 8, togfjalëshi “10 ditëve” zëvendësohet me togfjalëshin “30 ditëve”.
Pika 9 ndryshon dhe bëhet si më poshtë:
“Autoriteti përgjegjës, tek i cili bëhet ankimi, merr vendim brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni për ankimin. Nëse gjatë procesit rezulton se nevojitet më shumë kohë për sigurimin e informacioneve apo verifikimin e rrethanave, autoriteti përgjegjës mund të vendosë shtyrjen e afatit edhe për 30 ditë të tjera në përputhje me përcaktimet e Kodit të Procedurës Administrative. Arsyet që kanë sjellë shtyrje të afatit duhet ti njoftohen palës.”/CNA
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot me to...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me përfundimin e ...
94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, g...
Ka një debat të stisur rreth një drafti të lançuar nga Min...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ka...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau qëndrimet e saj li...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka ndarë sot detaje nga ...
Më 25 korrik u prezantua drafti i Kodit Penal, i cili ka s...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, k...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet social...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Ylli Manjani, ish-ministri i Ramës, ka deklaruar hapur se ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar mbi ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro me anë t...
Deputeti Braçe sot e harroi bukën me miell të keq.Iu kthye...
Në një reagim të gjatë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një prononcim për gazetar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...