“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...

Ka një debat të stisur rreth një drafti të lançuar nga Ministria e Drejtësisë si nismë për hartimin e një Kodi të ri Penal.
Ajo që ka ndodhur është lançimi i një drafti, i cili duhet t'i nënshtrohet debatit teknik dhe jo atij mediatik.
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë tashmë mban një datë të vjetëruar dhe shpesh nuk reflekton fare masa dhe dënime për shkelje të cilat i ka prodhuar evoluimi i individit, shoqërisë dhe i shtetit.
Kodi aktual ka pësuar disa ndryshime që prej miratimit të korpusit qendror në fillimet e veta.
Ndërkohë kanë ndryshuar jo vetëm shumë ligje që kanë rregulluar aspekte të parregulluara më parë, duke plotësuar me legjislacion fusha specifike, por ka ndryshuar edhe vetë Kushtetuta. Çdo ligj specifik tenton të parashikojë edhe dispozita për shkelje të rregullave të parashkuara në të. Mes formulimeve të shkekjeve mund të ekstraktohen të tilla, që kërkojnë ndërfaqe në ligjin penal.
Dhe plotësimi i figurave të reja të veprave penale në këtë rast, do duhet të bëhet nëpërmjet shtesave të neneve me fraksione, duke lënë të hapur mundësinë e mungesës së koordinimit të termave në gjithë korpusin e dispozitave penale ekzistuese. Në praktikën hetimore dhe gjyqësore ka plot raste të tilla. Interpretimi i tyre në mënyra të ndryshme është lëndë dhe hapësirë abuzimi e pse jo edhe korrupsioni brenda trupës së magjistratëve.
Shtimi i disa figurave të reja të shkeljeve që nuk gjejnë pasqyrim në Kodin Penal ose identifikimi i rritjes së statistikave për shkelje të caktuara, çon në nevojën për formulime të reja nenesh në kodin penal.
Për të gjitha këto, në fund të fundit vendimmarrja për nevojën e hartimit të një ligji të ri i takon ekzekutivit.
Kjo ka qenë kështu që nga koha kur ky shtet nuk kish ende kushtetutë dhe lexonte dhe zbatonte një ligj mbi disa dispozita me karakter kushtetues.
Çdo nismë që nuk është nismë deputetësh kalon nga ekzekutivi.
Që nga gjithmonë!
Nëse marrim si datë referimi për historinë, kohën kur për shembul Fatmir Xhafaj ka qenë Ministër, mund të themi se kjo ka qenë keshtu, përpara, gjatë dhe pas ministërllëkut të Fatmir Xhafajt.
Ndaj duket habi sesi gazetarë me përvojë nuk e dinë kaq gjë.
Në Kuvend nismat ligjore i përcjell një nga ministrat dhe kjo është dije universale që vështirë se do ish bërë dot temë, nëse sot brenda maxhorancës nuk do kish segmente që duke qenë se kontrollohen qorrazi vetëm nga grupime të vogla interesash, pompojnë debate si këto.
Ministri Manja është thjesht ministri që vendosi të lançonte nismën ligjvënëse që nuk e ka shkruar ai.
Mos o Zot t'a kish bërë edhe këtë pune!
Kaq të qarta janë motivet që nxisin sulmin, sa duket sikur sot mund të vihet një bast me garanci fitoreje se ky debat nuk do kish ndodhur fare nëse per shembull ministri do quhej Fatmir Xhafaj.
Për reformën në drejtësi, për të cilën e vetmja pritshmëri e publikut sot është tkurrur vetëm tek SPAK, askush nuk dëgjohet të akuzojë për paaftësi politike dhe profesionale Fatmir Xhafajn.
Nga ajo reformë sot për shembull ka nje debat në kufijtë e të pabesueshmes, deri edhe për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatësve Kushtetuese.
Dhe mes sherrnajës edhe institucionale, baba Fatmiri nuk flet që të thotë versionin e tij lidhur me ato data, si njeriu që i do me shpirt dekoratat e babait të reformës.
Nuk ka asnjë dyshim se sulmet ndaj Ministrit që lançoi për debat publik nismën e Kodit të ri Penal janë absurde.
Ministri nuk drafton ligje, megjithëse do ish fat për këtë vend, që të kish ndonjë ministër që të dinte edhe të draftonte ligje.
Por këta që janë nuk dinë!
Ama të ngarkosh me faj një Ministër se paska ngritur me urdhër një grup pune me ekspertë për hartimin e një ligji, është budallallëk me okë. Nuk ka ministër që nuk ka ndjekur këtë praktikë në nisje të një drafti të ri.
Ministri me atë rast ka bërë detyrën. Ka formalizuar punën për hartimin e draftit. Atë punë që Etilda Gjonaj nuk e kish formalizuar për më shumë se 2 vjet. Mbase sepse ndjehej dorëjashtë, sa kohë që gjithshka i vinte me porosi nga Fatmiri, ose mbase sepse i ruhej këtij sulmit xheloz të Fatmir Xhafajt se mos ushtarja e tij i merrte meritat e jo ai.
Të akuzosh Ministrin se paska thirrur të marrin pjesë në komentet dhe oponencën e një ligji, institucione që preken nga zbatimi i ligjit, pra eventualisht gëzojnë ekspertizën e duhur është një gafë që nuk do e bënte dot as fatorinoja e linjës Qendër-Kinostudio.
Ky është veprim rutinë dhe akti i parë që firmos çdo ministër në nisje të punës për hartimin e një drafti.
Absurdi arrin deri aty sa nga njëra anë akuzohet ministri sikur e paska shkruar vetë projektin dhe nga ana tjetër akuzohet që paska mbledhur ekspertë që ta shkruajnë si dhe të bëjnë oponencë.
Dikush kërkon që ta shkruajnë ekspertë të huaj pa kuptuar se ekspertët e huaj punojnë me ekspertë shqiptarë.
E pastaj këta që duan ekspertë të huaj janë të njëjtët që akuzonin grupin e ekspertëve shqiptarë që Xhafaj vuri të shkruajne pazarin personal për reformën në drejtësi. Ndërsa ekspertët e huaj thjesht shitën shtrenjtë reklamën.
Apo po kërkojnë që t'i japin rol Berishës në hartimin e Kodit nëpërmjet ndonjë komisioni bipartiak ku për Kodin me Fatmirin do negociojë ai që do caktojë Berisha? Albana Vokshi sapo e dha sinjalin e parë, duke ju bashkuar atyre që ngritën vorbullën e sulmeve ndaj një teksti që nëse është lançuar sot, mundet e gjen orën e miratimit vetëm pas 2 vjetësh.
Për të tjerët që nuk janë pjesë e sherrit këshillojmë të mos e marrin shumë seriozisht këtë betejën e Xhafistëve për Kodin Penal. Fatmiri thjesht po kërkon që Kodi t'i kalojë Komisionit ku ai beson se do jetë kryetar në Kuvend.
Që t'a ndrisi siç ndriti reformën në drejtësi!
Por nëse kjo ndodh, atëherë të jeni të sigurtë që këto urdhërat që ka miratuar Ulsiu e për të cilat po e akuzojnë sikur paska bërë gjëmën, Fatmiri vetë do i rreshtojë me detaje tek raportet shoqëruese të draftit.
Duke shpjeguar që hartimi, shqyrtimi dhe lançimi i nismës është bërë sipas të gjitha procedurave të parashikuara për rastin.
Por sigurisht duke pretenduar ai vetë si Fatmir dekoratat e rradhës.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ka...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau qëndrimet e saj li...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka ndarë sot detaje nga ...
Më 25 korrik u prezantua drafti i Kodit Penal, i cili ka s...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, k...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet social...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Ylli Manjani, ish-ministri i Ramës, ka deklaruar hapur se ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar mbi ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro me anë t...
Deputeti Braçe sot e harroi bukën me miell të keq.Iu kthye...
Në një reagim të gjatë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një prononcim për gazetar...
KAS, pasi u mbyllën të gjtha proceset ankimore, i ka kërku...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për revistën “Z...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për median gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median g...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...