web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Primaret në Tiranë/ Adriana Kalaja: Me këtë proces PD del më e fortë përballë regjimit

4 Dhjetor 2022, 12:04, Politikë CNA
Primaret në Tiranë/ Adriana Kalaja: Me këtë proces PD del
Adriana Kalaja

Kandidatja në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja, u shpreh se me procesin e “Primareve”, Tirana del më e fuqishme përballë regjimit të Edi Ramës.

"Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin.

Ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për gjithë Shqipërinë.

Nga gara e sotme fiton PD-ja, fiton Tirana, me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim.

Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe nëse nuk jam fituese në krah të atij që do dalë fitues.

Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptikë lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votës. Mendoj se sot është moment që t'i bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi."- u shpreh Adriana Kalaja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga