Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/ Përcaktohet koha e debatit, 150 minuta për çdo raportim
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është ve...

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në spiunazh.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari u arrestua në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore dhe se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Fatmir Sheholli, një burrë që ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Derisa Prokuroria nuk tregoi se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai, Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në "Facebook".
Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, theksoi Prokuroria në një komunikatë.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.
Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./CNA
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është ve...
Kuvendi është përfshirë nga një debat i ashpër mes kreut t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në fjal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën e...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka shpjeguar materialin...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e t...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka marrë pj...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot duke nisur nga or...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi...
Avokati Spartak Ngjela komentoi sot lidhur me kandidaturën...
Gazetari, Isa Myzyraj është shprehur se zgjedhjet e 9 nënt...
Ish-ministri Ylli Manjani ka folur për vrasjen e gjyqtarit...
Partia Demokratike ka nisur fushatën për zgjedhjet në bash...
Agron Shehaj pasi disa versioneve ka kaluar ylberin dhe ka...
Gazetari Bledian Koka e cilësoi sot Florjan Binajn si një ...
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur mbrëmjen e s...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur i sig...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...