Reagimet e Ramës për protestat/ Këlliçi: Largohu pa i shtuar më shumë kosto qytetarëve dhe vendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Elbasan. Rama u shpreh se sot Shqipëria është pranë realizimit të ëndrrës që daton prej shekujsh, asaj të anëtarësimit në Bashkimit Europian.
Ai shtoi se sot Shqipëria është më pranë BE-së, edhe falë mundësisë që natyra i jep vendit tonë të jetë më i pasur.
“Sot kemi të tjera sfida, por më e madhja është të mos humbin më kohën e Shqipërisë. Mos të humbim shanset dhe trenat e historisë së këtij vendi. Sepse kemi humbur shumë kohë dhe mundësi dhe kemi mbetur pastaj në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij që sot është në duar tona. Por ne sot kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë Shqipërinë në krah dhe ta vendosim në atë majë ku e donte Naim Frashëri dhe të gjithë ata që e donin vendin të lirë dhe të pavarur. Sot jemi më pranë se kurrë BE-së, dhe një transformimi në një nivel tjetër për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Jo vetëm falë futjes në BE, ku vendet që hyjnë mikpriten dhe mbështeten financiarisht, por edhe falë mundësisë që na ka dhënë natyra, që i jep të gjitha potencialet Shqipërisë që të jetë një vend i pasur”, tha Rama.
Më tej kryeministri ka theksuar se Shqipëria ka më shumë mundësi se çdo vend i rajonit të ketë të ardhura të larta falë industrisë së turizmit të luksit. Rama ka theksuar se projekti i Zvërnecit për të cilin po protestohet është investimi më i madh në Europë për turizmin.
“Shikojini fqinjët tanë. Shikoni Greqinë se çfarë ka bërë me turizmin dhe se sa shumë ka fituar prej turizmit. Edhe Mali i Zi po ashtu. Një vend me territor më të vogël se Shqipëria dhe me pasuri natyrore shumë të pakta. Është në krye për paga, mbështetje financiare. Nuk ka fabrika dhe nuk ka as industri e bujqësi. Si ka mundësi që ka ardhura të frymë më të larta? Kjo është vetëm për arsyen se Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe për të cilën ata atje kanë dalë në protestë. Arsye për të cilën është bërë një çorbë ku janë ngatërruar ndjesitë për mjedisin me lloj-lloj qëllimesh dhe axhendash të tjera. Nëse ai projekt do të ishte bërë këtu, Mali i Zi nuk do të ishte bërë aq shpejt ai që u bë. Ne do kishim vendin e parë dhe për paga, pensione e të ardhura të tjera. Vetëm falë industrisë së turizmit të luksit. Ata që thonë se nuk kemi lekë të futemi në ato resorte nuk e dinë se ato resorte dhe hotele janë motorë të ekonomisë së vendit. Ata janë arsye pse fermerët, peshkatarët, autobusët, taksitë mund të kenë më shumë punë. Shteti merr më shumë taksa. Projekti se cilit po i bëhet rezistencë në mënyrë absurde. Projekti, investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Europë për turizmin që prej shumë e shumë vitesh. Dhe ne ta bëjmë si lopa që mbush kupën dhe pastaj i fut shkelmin, duke i treguar botës një pamje krejt të ndryshme nga ajo që jemi”, u shpreh ai. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar a...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hedhur s...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pak minuta më parë l...
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur m...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur ...
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar ashpër dhe me tone fyes...
Juristi Kreshnik Spahiu ka ndarë sot një paralajmërim mbi ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të shtunë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 35-vjetor...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e zonës së...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...