“Qeveri e kalbur”/ Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës, objektiv plotësisht i realizueshëm
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur m...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhur me çështjen e Zvërnecit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se zonat e mbrojtura në vend nuk do të shpëtojnë revolucionin imagjinar të qytetarëve, ndërsa koncepti për këtë zonë synon që ta rrisë ekonominë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
“Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre, duke zhvilluar një agroturizëm, një punishte agropërpunimi, një fermë?!
Sot, ata nuk marrin çertifikatë me 7501-shin, se e kanë ndarë mesveti tokën sipas kufijve të vjetër dhe nuk e kanë pranuar asnjëherë 7501-shin, po duke mos pasur çertifikatë s’marrin dot as leje, as subvencione nga shteti, as financime nga fondet e BE-së, as kredi nga bankat.
Ndërsa Paketa e Maleve, e cila është zgjidhje e formësuar në vite që ka mbështetjen e tyre dhe po tërheq mijëra emigrantë për të investuar në tokën e tyre, mbyll boshllëkun ligjor, hap rrugën e futjes së kursimeve të emigrantëve në Shqipërinë malore dhe fut malet në ekonominë tonë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Ah, zonat e mbrojtura, natyra, po, natyra, pemët dhe shqiponjat që do t’i shpëtojë revolucioni imagjinar, duke anulluar Paketën e Maleve.
Po Austria?
Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur zgjedhja është e prerë me thikë:
Ose natyrë. Ose zhvillim.
Po në fakt, zonat e mbrojtura ndahen me kategori të ndryshme dhe kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje, nga kategoria I ku ndërtimi përjashtohet totalisht tek për shembull kategoria V, si në pjesën gadishullore të Zvërnecit, ku qysh nga ligji i 2017-ës është e qartë se mund të ndërtohet me kushte të caktuara.
Alpet Austriake janë ndër peizazhet më të mbrojtura dhe më të qendisura në Europë. Brenda dhe përreth zonave të mbrojtura përgjatë tyre gjenden qindra fshatra alpine, hotele, resorte, teleferikë, qendra skijimi, shtigje turistike dhe infrastrukturë moderne që tërheqin miliona vizitorë çdo vit.
Rajone si Tiroli apo destinacione si Kitzbühel janë kthyer kaherë në marka globale të turizmit malor.
Megjithatë, askush nuk e thotë dot kurrë se Austria sakrifikoi Alpet për turizmin. Përkundrazi. Austria ndërtoi turizmin për Alpet.
Ata njerëz të mençuar e kuptuan nga të parët se peizazhi nuk ishte pengesë për zhvillimin, po ishte vetë themeli i zhvillimit.
Prandaj modeli austriak nuk ishte kurrë: “Mos ndërtoni asgjë.”
Por ishte:
“Ndërtoni me kujdes.
Ndërtoni me cilësi.
Ndërtoni aty ku duhet.
Mbroni atë që është e pazëvendësueshme.”
Sot turizmi gjeneron miliarda euro çdo vit për ekonominë austriake dhe mbështet qindra mijëra vende pune, ndërsa Austria mbetet një nga vendet me standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës në Europë.
Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe disiplinën për t’i bërë ata aleatë të njëri-tjetrit, duke rritur qëndrueshmërinë mjedisore të vendit dhe ekonominë shqiptare falë një turizmi cilësor me të ardhura të larta.
Sepse kur natyra trajtohet si pasuria më e madhe e një vendi, ajo nuk mbrohet duke e izoluar nga ekonomia, po duke e kthyer në zemrën e ekonomisë.
Prandaj, e përsëris:
BUDALLALLËKU QË E KA MBAJTUR SHQIPËRINË PENG 100 VJET, S’KA PËR TA NDALUR DOT TË VAZHDOJË RRUGËN E NISUR PËR TA FUTUR KËTË VEND NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR’,-shkruan Rama./CNA
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur m...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur ...
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar ashpër dhe me tone fyes...
Juristi Kreshnik Spahiu ka ndarë sot një paralajmërim mbi ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të shtunë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 35-vjetor...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e zonës së...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me banorët e Zvërnecit, ...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...