Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ankimimin e qeverisë shqiptare për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Në fjalën e tij, Rama tha se pezullimi është ankimuar nga vetë ai jo si individ, por në cilësinë e kryeministrit.
Ankimim për të cilin Rama tha se erdhi për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti të pavarur në përbërjen e një tjetër pushteti të pavarur, për të mos cenuar balancën mes pushteteve.
Rama e quajti ankimimin një betejë institucionale për moscenimin e balancës mes pushteteve.
Kryeministri e quajti pezullimin e Ballukut tentativë antidemokratike dhe tha se mosluftimi në shkallët më të larta të Gjyqësorit tregon papërgjegjshmëri.
Rama nuk la pa ironizuar as opozitën ku tha se duhet të jesh i verbër që një konflik kompetencash ta kthesh në konflit politik, siç po bëjnë të mbyturit e kënetës.
Kryeministri deklaroi se pezullimi i një anëtari qeverie nga gjykata është rasti i vetëm në Europë dhe botë. Vendimin e pezullimit nga prokurori dhe gjykatësi e quajti rrëmbim të kompetencës së kryeministrit.
Fjala e Ramës
Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Me sa duket me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj po e nis me pyetjen: E dini kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës? E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër dhe jo si Edi Rama dhe natyrisht jo për një individ, një ministër, që në këtë rast është edhe zëvendëskryeministër, por për parimin. Për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve. Për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv. Për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror dhe nga një gjykatës. Shkurt, kjo është një betejë institucionale për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë. Nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që nuk ka lidhje me rolin tim. Unë flas për publikun, për një proces që vendos për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri. Për lirinë Kushtetuese të kryeminsitrit në Republikën e Shqipërisë për të vendosur për ekzekutivin dhe për përbërjen e tij, për të drejtën ekskluzive të parlamentit, për ta miratuar ose jo përbërjen e një qeverie.
Shtrirja e krahut të Gjyqësorit përtej kufirit ndarës do të krijonte një precedent unikal të rrezikshëm dhe kërcënues. Sepse duke u hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit do të ndoshte diçka e panjohur në Europë. Mjafton të përfytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, të ligjit do të sillte e ardhmja po të hapej kjo vrimë e madhe në murin ndarës mes pushteteve. Duhet të jesh i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, për ta lënë pa luftuar gjyqësisht në shkallët më të larta këtë tentativë anitdemokratike. Aq më keq akoma, duhet të jesh krejt i verbuar për ta kthyer këtë konflikt kompetencash në një konflikt politik. Siç bëjnë për çdo gjë të mbyturit e kënetës. Fakti është se ndërkohë që hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për ta kapur nga duart e prokurorëve ushqimin për opozitarizmin, në këtë rast nuk e tregojnë dot.
Në këtë rast nuk e tregojnë dot një rast të vetëm në Europë po edhe në botë, që u pezulloka anëtari i qeverisë me vendim gjykate, nga një prokuror dhe gjykatës. E vërtëta është se nuk e gjejnë dot se nuk ka. Nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin, sepse pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe vendim të një gjykatësi është rrëmbim i kompetencës së kryeministrit. Përpos kësaj është dhe absurd, totalisht si koncept. Sepse 'de jure' quhet pezullim, por 'de facto' në rastin e ministrit është një shkarkim, të cilin kryeministri duhet vetëm ta formalizojë meqë e mendoi prokurori dhe e vendosi gjykatësi. Të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh një funksionar publik të cilido nivel. Atë mund ta bësh sepse ia bën punën dikush tjetër, por do të thotë të asgjësosh pa afat një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse. Nëse ministri pezullohet, zëvendësministri nuk e ushtron dot autoritetin ekskluziv që Kushtetuta ia jep vetëm ministrit për të përfaqësuar sektorin dhe për t'i propozuar qeverisë vendime thuajse të përjavshme. Nuk dua t'u hyj dokrrave dhe teorive për 'pse'-në e kësaj beteje ligjore. Kush nuk do të kuptojë se sa e thjeshtë se këtu nuk është fjala as për Belinda Ballukun, as për mua e qeverinë sot, por është fjala për mbrojtjen sot e përgjithnjë të kufijve kushtetues mes pushteteve, atëherë nuk ka se si e kupton. Ose pastaj e do puna e vet dritëshkurtër që të mos e kuptojë. Kështu që si palë në proces që përfaqësoj Kryeministrinë, interesin shtetëror dhe publik të funksionit tim të përkohshëm, jo interesin vetjak të ministres së pezulluar, dua t’ju kujtoj të tërëve një gjë, detyrimi për të sqaruar opinionin publik lidhur me çështje në interes publik apo me qëndrimet e mia institucionale, unë e konsideroj të panegociueshëm. Qoftë edhe kur bëhet fjalë për një proces gjyqësor, për të cilin opinioni publik është i interesuar të dijë opinionin tim. Nuk më ndalon askush t’u shpjegohem atyre që më kanë vënë në këtë detyrë. Ata që nuk kanë asnjë ide për mënyrën si unë funksionoj në raport me detyrimet e mia ndaj vendit dhe atyre njerëzve mund të thonë çfarë të duan. E përsëris urimin tim që Gjykata Kushtetuese t’i kursejë Shqipërisë shpikjen e një risie totalisht jo të mirëseardhur, në historinë e drejtësisë demokratike apo dhe botërore po të doni./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza ndaj përf...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka hedhur sot akuza për papë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje të tjera...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një po...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit “Fl...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaron se bashkimi i Partisë...
Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit, ...
PD ka nisur aksionin e saj opozitar, duke protestuar para ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur përmes një...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë sot mesazhe të shumta ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 113-vjetorin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...