Rama, sërish i penduar/ "Mbështesim SPAK-un dhe GJKKO-në, por Lalin ta ndiqnin të lirë"
Kryeministri Edi Rama shfaqet sërish i penduar për rea...

Asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të paligjshme janë në rritje, konfirmoi ministri i Brendshëm.
Në konferencën "Nga fitimet e paligjshme tek e mira publike: E ardhmja e aseteve të konfiskuara", ku marrin pjesë drejtues të agjencive ligjzbatuese, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh e organizatash lokale, ministri Hoxha bëri një ekspoze të situatës, duke nënvizuar se lufta kundër krimit është sukses vetëm kur konfiskohen pasuritë apo asetet që vijnë si rezultat i një veprimtarie kriminale.
Në këtë kontekst ai vlerësoi punën që po bën Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Qëllimi i kësaj konference është të shkëmbehen përvojat në vend me ato të autoriteteve të huaja, për mënyrën më efikase të ripërdorimit të aseteve me burime kriminale, në mënyrë që ato të vihen në shërbim të publikut.
Ministri Hoxha u shpreh se “finalja është miradministrimi i një aseti të tillë, që nënkupton kthimin e tij në shërbim të publikut. Qoftë përmes shfrytëzimit nga struktura shtetërore, qoftë edhe dhënies në përdorim privatëve, apo shitjes përfundimtare në ankand, të dyfishtë, siç e parashikon ligji”.
Konfiskimi i aseteve me burime nga veprimtaria kriminale është faza përmbyllëse e luftës kundër krimit tha Hoxha.
“Marrja në administrim e një prone të krijuar me burime të paligjshme, është faza përmbyllëse e gjithë përpjekjes ndërinstitucionale për të goditur krimin në pikën e tij nevralgjike, që janë pronat, pasuritë, paratë,” – u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme.
Duke folur për punën e AAPSK, Hoxha tha se ajo gëzon mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.
Gjithashtu ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet kjo agjenci.
“Që puna e veprimtaria e Agjencisë (AAPSK), të jetë efikase dhe sa më larg presionit të nëndheshëm që ushtron krimi i organizuar, ka nevojë të domosdoshme për mbështetjen e Policisë,” u shpreh ministri i Brendshëm.
Në fjalën e tij, ai bëri të qartë se lufta kundër krimit dhe aseteve kriminale është pa asnjë kompromis dhe do të vijojë pareshtur.
“Ne duam që të shkurajojmë ata individë apo rrjete kriminale, që mendojnë se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme e më pas t’i shijojnë frytet e një veprimtarie të tillë,” theksoi Hoxha.
Duke përmendur disa nga rezultatet e arritura nga AAPSK, Hoxha pohoi se “janë një numër i konsiderueshëm ndërtesash apo ambientesh që janë konfiskuar dhe janë vënë në shërbim të publikut. Madje dhe vetë Agjencia punon sot në zyra të konfiskuara. Qëllimi ynë është që asetet e konfiskuara të ruajnë vlerën e mundësisht të rriten në vlera që të inventarizohen si të mira materiale në shërbim të qytetarëve”.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga Italia, Rumania e vende të tjera me përvojë në konfiskimin e aseteve kriminale dhe ripërdorimin e tyre në të mirë të publikut./ CNA
Kryeministri Edi Rama shfaqet sërish i penduar për rea...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit parlament...
Reagim i zbutur ky i Ramës në mesditë, ndryshe nga ai i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një audio-m...
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe gj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...