Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, sërish doli zbuluar. Po marrim versionin që kanë gënjyer si më të mirin e mundshëm që i duhet kryeministrit tonë.
Siç e gënjyen për vilën e Erion Veliajt se e kishte blerë babai i Ajola Xoxës, ndërkohë që shoferi i Ajolës në dokumente thotë se s'ka qenë, s'di kurrë që babai i saj të ketë pasur lidhje me ndonjë vilë në Qerret dhe kur ka ndërruar jetë në vitin 2019 nuk ka lënë ndonjë testament apo t'i ketë dalë Ajolës ndonjë dëshmi trashëgimie.

E më pas, pas vitit 2020 shfaqet vila në Qerret që është e Ajolës dhe Erionit, në foto në ndërtim kur përfshihet dhe shtetasi Olsi Eftimi, ndërtim pishinash etj., në një sipërfaqe trualli rreth 500 metra katrorë.
Por le të shohim qëndrimin e sotëm një gënjeshtër tjetër publike që e nxjerr lehtësisht zbuluar kryeministrin Edi Rama.
Zoti kryeministër tha se i kishte ardhur një mesazh nga një qytetar, i cili thoshte se Erion Bani ishte një gjyqtar i targetuar për çështjet e zyrtarëve të PS-së.
Rama ekzaktësisht tha se:
"I njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Është selektuar gjyqtari, ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar t’i rrinë së njëjtës kërkesë për arrest se gjyqtari e lehtëson masën jo ta ashpërsojë”, tha Rama.
Gënjeu grupin parlamentar, gënjeu shqiptarët, nuk e ka zgjedhur Erion Banin prokurori i SPAK-ut apo e ka targetuar prokurori i SPAK-ut. Nuk e ka zgjedhur Erion Banin as Altin Dumani, as Ols Dado, mjafton të lexohet vendimi i dhënë nga gjyqtari Erion Bani.
Po i sjellim një pasazh, një dokument, ku tregohet qartazi dhe shpjegohet në vendim se gjyqtarja paraprake ka qenë gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.

Për shkak se gjyqtarja ka shkuar me leje lindjeje, gjyqtar i gatshëm ka qenë gjyqtari Erion Bani dhe është bërë kërkesa sipas dokumentit numër 81 nga shtetasi Altin Kumara për vlerësim të paligjshëm të masës së sekuestrimit të telefonit e të tjerë.
Sipas dokumentit, thuhet se: “Gjatë periudhës së gatishmërisë më datë 23.01.2025-ora-09:00 në kuadër të procedimit nr. 27 të vitit 2024, është paraqitur kërkesa me Nr. 81, datë 23.01.2025, me Kërkues: Altin Kumara: Objekti: Vleftësimin e paligjshëm të veprimit hetimor të sekuestrimit të aparatit celular që i përket shtetasit Altin Kumara, si dhe kërkohet kthimi i këtij aparati telefoni celular. Ndodhur në këto kushte, duke qenë se mungon gjyqtare Atalanta Zeqiraj për arsye të marrjes së lejes së lindjes të gjitha kërkesat penale që lidhen me procedimin penal 27 të vitit 2024 gjykohen nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, në respektim të nenit 278 pika 2 të K.Pr.Penale. Në nenin 112 pika 4 të K.Pr.Penale nën titullin 'Format e disponimit të gjykatës' parashikohet shprehimisht se: 'Vendimi merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve'".
Ky dokument tregon qartë se Erion Bani nuk është i targetuar, se Erion Bani në këtë çështje si gjyqtar ka qenë për shkak se ka ikur nga hetimet paraprake me leje lindje kolegia e tij, për shkak se ka qenë një periudhë gjyqtar i gatshëm dhe në qoftë se e quan të targetuar në grep gjyqtarin e ka hedhur kërkesa e Altin Kumarës për sekuestrimin e telefonit.
Pra, Erion Banin e kanë zgjedhur vetë njerëzit e Erion Veliajt. Erion Banin e kanë zgjedhur vetë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Edi Rama gënjen se nuk e ka targetuar kush. Mjafton të lexojë vendimin. Kërkesa e Altin Kumarës ka çuar në proces Erion Banin. Çështjen në duart e Erion Banit e kanë çuar vetë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, njerëzit e tij. Pra nuk ka targetim, kryeministri gënjeu ose të paktën po e quajmë se e kanë gënjyer./ CNA
Reagim i zbutur ky i Ramës në mesditë, ndryshe nga ai i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një audio-m...
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe gj...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, i th...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, i f...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...