Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Kandidati për deputet me Partinë Demokratike, Jonathan Pano ka reaguar sot sa i përket zërave e ai është bërë pjesë e politikës prej rolit të të atit.
Në një postim në rrjetet sociale, Pano shpjegon se nuk po dhurohet mandati dhe se sipas tij, ka ardhur koha për një brez të ri, me ideale të larta dhe me duar të pastra në politikë.
Pano thekson edhe se detyrën e tij në Kuvend e sheh si përgjegjësi dhe jo si dhuratë.
"Kohët e fundit, kam parë komente që thonë: “Djali i pastorit në politikë?” dhe “Mos duhet me e pas babën pastor që të bëhesh deputet?
”A nuk ka ardhur koha për një brez të ri, me ideale të larta dhe me duar të pastra? A nuk i duhet Shqipërisë njerëz me karakter dhe parime, që e shohin politikën si një thirrje për të shërbyer dhe jo si një mundësi për të përfituar?
Nuk po më dhurohet një mandat deputeti. Po luftoj për të!
Babai më ka mësuar se në jetë përulja s’të zvogëlon dhe mirënjohja të rrit. Krenaria dhe mosmirënjohja shënjojnë njeriun e vogël dhe ambicioz, por një burrë është i realizuar vetëm kur ai i lufton vetë betejat e tij.
Për t’u angazhuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023, m’u desh të jepja dorëheqjen nga puna si auditor bankar në njërën prej bankave më të mëdha të vendit.
Pas zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Bashkisë Tiranë, për dy vite e në vijim kam përfaqësuar votuesit e mi në komisionet e Financave, infrastuktures & strehimit social, dhe komisionin e rinisë, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke denoncuar abuzimet me financat publike.
Kam marrë pjesë në 44 protesta përpara Bashkisë Tiranë, duke denoncuar me forcë korrupsionin. Rezultoi që lufta jonë ishte një luftë e drejtë. E dinim që në fillim që kauzat që përfaqësonim duheshin mbrojtur deri në fund. Beteja në këtë drejtim vijon, e unë s’kam ndërmend të lodhem sepse po vijoj një luftë të drejtë.Ashtu siç fitova primaret me ndihmën e demokratëve, ashtu shpresoj të fitoj vendin tim në parlament me ndihmën e shqiptarëve. Nuk kërkoj favore dhe nuk e shoh politikën si një dhuratë, por si një përgjegjësi. Ky vend nuk ka nevojë për trashëgimi politike të korrupsionit, por për njerëz që kanë dëshirë të pastrojnë politikën nga kjo mendësi.
Po, jam djali i pastorit. Pasuria më e madhe dhe themeli më i rëndësishëm në jetën time, ashtu si për çdo njeri, mbetet familja. I jam mirënjohës Zotit që zgjodhi për mua prindërit që kam. Shpresoj që një ditë, kështu të ndihen dhe fëmijët e mi.
Jam krenar për babain tim, i cili për më shumë se 30 vite ka luftuar për vlera, për të mbrojtur familjen, jetën, të drejtat e njeriut, duke folur kundër padrejtësisë dhe korrupsionit. Dhe e ka bërë këtë pa u përfshirë kurrë në politikë. Jo sepse i mungonte guximi, ofertat apo talenti, por sepse beson që thirrja e tij është pikërisht ajo që ai bën: ndërtimi i një shoqërie që në qendër ka vlerat, lirinë, besimin dhe familjen.
Unë kam zgjedhur të marr një rol aktiv aty ku merren vendimet. Sepse ky është vokacioni im. Sepse nuk mund të rri duarkryq teksa shoh sesi shpërdorohen mundësitë, si pasurohen një grusht njerëzish ndërsa shumica mezi mban familjen. Besimi më mëson të mos hesht ndaj padrejtësisë. Të mos jem indiferent ndaj të keqes. Të veproj për drejtësi dhe të jem dritë aty ku ka errësirë.
Gjatë viteve të fundit, kemi kaluar një kalvar sfidash:
- Nga debati mbi prindi 1 dhe prindi 2,
- Në tri çështje gjyqësore me agjendën woke,
- Në përballjen me projektligjin për surrogacinë,
- Në betejën kundër sterilizimit të të rinjve,
- Në luftën për jetën e të palindurve kundër abortit.
Këto nuk janë debate teorike. Këto janë betejat për të ardhmen e Shqipërisë!
Një projekt fiskal pro familjes dhe jetësShqipëria është në një krizë të thellë demografike. Popullsia po zvogëlohet, familjet po dobësohen ekonomikisht, dhe shteti po e injoron këtë realitet. Politikat fiskale të qeverisë së majtë kanë rënduar mbi klasën e mesme dhe kanë krijuar një klimë të pashpresë për të rinjtë që duan të ndërtojnë një familje dhe një jetë të qëndrueshme në Shqipëri.
Pikërisht për këtë arsye, ne kemi propozuar një model të ri ekonomik pro familjes dhe jetës. Ky model fiskal ka për synim:
- Lehtësira tatimore për familjet e reja – Ulje e tatimit mbi të ardhurat për prindërit që rrisin fëmijë dhe mbështetje për çiftet e reja.
- Mbështetje për nënat dhe gratë shtatzëna – Politika që inkurajojnë lindjet dhe mbështesin gratë që vendosin të bëhen nëna, duke siguruar ndihmë financiare dhe sociale.
- Fuqizimi i klasës së mesme – Politikat fiskale të drejtuara ndaj familjeve, jo ndaj oligarkëve. Një ekonomi ku familja është themeli i zhvillimit, jo një barrë për shtetin.
- Ulje e taksave për produktet e fëmijëve – Heqja e TVSH-së për produktet bazë të fëmijëve dhe familjeve, si ushqimet për foshnjat, pelenat dhe produktet e domosdoshme.
- Mbrojtja e jetës dhe vlerave familjare në politikën publike – Politika që promovojnë lindjet dhe e mbrojnë familjen nga ideologjitë e dëmshme që përpiqen ta shpërbëjnë atë.
Ka disa gjëra në jetë që s’mund të këmbehen dhe disa dashuri të mëdha që s’mund të zëvendësohen!Zoti. Familja. Kombi.Këto janë shtyllat që më drejtojnë dhe parimet për të cilat jetoj.
Por kujdes! Në këtë botë nuk do të mungojnë ata që janë të gatshëm të shesin çdo gjë dhe mendojnë se mund të blejnë gjithçka. Ata që e trajtojnë politikën si një biznes, ndërsa Shqipërinë si një mall që mund të tjetërsohet për interesa personale.Nëse politika do të ishte vetëm për ata që e kanë vjedhur Shqipërinë, atëherë çfarë shprese kemi?
Nëse ka diçka që Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë, janë njerëz me integritet, me moral, me vlera, që besojnë në diçka më të madhe se vetja e tyre.Dhe nëse dikush mendon se një pastor nuk mund të ketë një djalë në politikë, atëherë pyetja që duhet bërë është: A keni më shumë besim tek ata që kanë rrënuar këtë vend, apo tek ata që janë rritur me parimin e shërbimit dhe të ndershmërisë?
Unë e di pse jam këtu dhe për çfarë luftoj. Dhe e bëj për Zotin, Familjen, & Kombin!",-shkruan Pano./CNA
Mjeku i njohur Vasil Llajo ka njoftuar sot vendimin e tij ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se ...
Përmes rubrikës “Sy M’Sy” në rrjetin e tij social "Faceboo...
Dashnor Sula është tërhequr nga lista e kandidatëve për de...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të adres...
Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja p...
Myslim Murrizi, si një nga kandidatët për deputet në listë...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri tha sot se ka...
Belind Këlliçi ka reaguar sot në lidhje më një sondazh të ...
Kur kanë mbetur edhe pesë muaj nga përfundimi i mandatit t...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se krye...
Sot u zhvillua inaugurimi i tunelit të Murrizit, si pjesë ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te pr...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Edi R...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kandidatë...
Sot do të hapet tuneli i Murrizit. Në lidhje me këtë zhvil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...