web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave"/ Këlliçi: Shqiptarët të reagojnë, problemet nuk ua zgjidhin ndërkombëtarët

17 Nëntor 2025, 16:14, Politikë CNA

"Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave"/

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në Syri TV ka folur për protestën që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Këlliçi tha se kjo protestë do të jetë ajp që do të hapë siparin e protestave permanente. Këlliçi tha se përjashtimi i liderit të opozitës nuk kishte ndodhur në 385 vite demokraci. Deputeti tha se Rama po merr të gjitha hapësirat e opozitës dhe kështu siç e ka nisur do të marrë dhe kreun e Delegacionit Europian.

"Do të jetë një protestë që do të hapë siparin e protestave permanente që do të mbahen para Këshillit të Ministrave, ku qëndron kreu i grupit të strukturuar kriminal, që është sot në krye të shtetit, Edi Rama. Dhe pa diskutim do të jetë një foltore publike ku do të flasin deputetët e Partisë Demokratike, për shkak të pamundësisë së asaj që ndodh në Parlament për të diskutuar dhe debatuar, dhe ku do të flasin qytetarë të ndryshëm për problematikat e tyre. Dhe mos harro këtu, është shumë e rëndësishme: ne kemi dy muaj parlament, kemi kaluar dy muaj, dhe ende nuk është zhvilluar një seancë që është e detyrueshme çdo muaj për të folur për problemet e qytetarëve, që është seanca e parë pas javës së gjelbër. Po ju fus në teknikalitete të kalendarit të Kuvendit, ku flitet vetëm për problemet e qytetarëve. Dhe ende nuk është zhvilluar.

Me ritmin që po ecën kryeministri i sotëm  me akaparimin e të gjithë hapësirave të opozitës dhe institucioneve nuk do të ishte keq që ai të marrë edhe drejtimin e zyrës së Delegacionit të BE-së në Tiranë. Është e kotë që vijnë zyrtarët ndërkombëtarë për sa kohë deklaratat i marrin copy-paste nga kryeministri. Sepse është qesharake të vendosësh një precedent: të përjashtosh kryetarin e opozitës kjo s’ka ndodhur në 34–35 vite pluralizëm për një deklaratë të bërë jashtë ambientit të Kuvendit, krejt korrekte, duke cituar gërmë për gërmë ambasadorin, pa fyer askënd. Të përjashtosh kryetarin e opozitës për këtë akt do të thotë që edhe unë dhe ti, Arnold, që jemi sot në këtë intervistë, nesër mund të përjashtohemi po të mblidhet Komisioni i Etikës se nuk i ka pëlqyer diçka që kemi thënë në studio", tha deputeti demokrat.

 

Këlliçi tha se shqiptarët duhet të reagojnë dhe të mos presin zgjidhje nga ndërkombëtarët për 1.1 milionë eurot e vjedhura në 10 vite.

"Kjo protestë, kjo foltore është pikënisja. Që të jemi të qartë: këtë çështje do ta zgjidhin shqiptarët. Nëse shqiptarët nuk kuptojnë se duhet të reagojnë vetë për vjedhjet flagrante që ndodhin, të mos presin që ta zgjidhë ndonjë ndërkombëtar që vjen, kalon një ditë apo dy, shijon motin e bukur, ushqimin e shkëlqyer, dhe bombardohet me propagandën e Edi Ramës për një realitet që nuk ekziston, veçse në mendjen e tij. Dhe pastaj ikin në vendet e tyre, ndërsa këtu mbetet një vend pa spitale, pa ilaçe, me një minimum jetik të pamjaftueshëm. Sot kreu i grupit parlamentar të PD-së pyeti me të drejtë Taulant Ballën: “A të del ty minimumi jetik me 40 mijë lekë të reja në muaj? Nëse s’të del ty, pse duhet t’i dalë një qytetari tjetër?

Kjo është arsyeja pse ikin shqiptarët: 1.1 milionë në 10 vite. Për të gjitha këto arsye, Partia Demokratike ka thirrur sot protestën e parë, pikënisjen e protestave. Dhe duhet ta sqaroj për qytetarët, demokratët, opozitarët dhe ata që nuk janë me PD-në: nuk ka rrugë tjetër përveç protestave dhe reagimit qytetar, deklaroi ai./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga