Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se prej 7 muajsh i është komunikuar akuza, ndërsa shton se Prokurorët nuk nuk i kanë vënë ende në dispozicion një pjesë të akteve të dosjes.
Meta thekson se edhe pse kanë hyrë në vitin e 8-të të hetimeve, nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal kundër tij. Lidhur me akuzën për lobimet, kreu i PL-së thotë se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan.
Sipas tij, rezultati i këtyre hetimeve do të jetë: "zero qindarkë e padeklaruar apo e paligjshme dhe zero metër katror apo pasuri e patundshme, e padeklaruar nga unë apo e sekuestruar nga SPAK-u".
Reagimi i plotë:
Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave!
Prej 15 muajsh, siç dihet botërisht, unë jam rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga banditë me maska dhe ende sot e kësaj dite nuk kemi asnjë person përgjegjës nga Prokuroria, pavarësisht nga kallëzimi ynë penal i bërë në SPAK.
Po kështu, prej 7-muajsh më është komunikuar akuza si i pandehur dhe ende Prokurorët nuk më kanë vënë në dispozicion një pjesë të mirë të akteve të dosjes të kërkuara nga unë me insistim në seancat gjyqësore.
Madje në seancën e fundit m'u dorëzua nga prokurorët një dëshmi, e cila kishte vetëm tre faqe, por që nuk dihej se sa faqe nuk i gjendeshin!
Nuk dua të zgjatem me plot anomali të tjera të kësaj farse gjyqësore që nuk ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, sepse avokatët e mi të nderuar, Z. Kujtim Cakrani dhe Z. Gylsen Zhllima janë aty për të dhënë çdo sqarim me transparencë dhe profesionalizëm.
Por shkurtimisht dua t'ju theksoj me përgjegjshmëri absolute se edhe pse kemi hyrë në vitin e 8-të të hetimeve ndaj meje, nuk ekziston asgjëkundi asnjë provë apo fakt penal kundër meje.
Edhe pse kemi insistuar në çdo seancë që Prokuroria të dorëzojë listën e provave të pretenduara prej saj, kjo gjë nuk ka ndodhur në shkelje të procesit të rregullt ligjor.
Lidhur me akuzat për çështjen CEZ-DIA, dua të theksoj se kjo çështje është gjykuar dy herë brenda vendit dhe në Arbitrazhin e Vjenës.
Lidhur me gjykimin e saj brenda vendit tonë, asgjëkundi dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im.
Po kështu, çështja CEZ-DIA është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim pasi dëmi efektiv për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milionë euro si aksioner me 24% të kompanisë CEZ-Albania.
Ndërkohë që Z. Kastriot Ismailaj, i janë sekuestruar mbi 4 milionë euro që në vitin 2014.
Ndërsa lidhur me spekulimet mediatike, të shpërndara nga një media sorosiste, duke iu referuar Arbitrazhit të Vjenës, ka dy sqarime të qarta zyrtare dhe publike të bëra nga Clifford Chance, studio ligjore që mbrojti interesat e shtetit shqiptar, ku rrëzohen të gjitha këto spekullime.
Po kështu, dëshmitë e Z. Hejsek në Prokurorinë e Tiranës në Dhjetor 2011, janë të plota dhe shteruese se si është përzgjedhur DIA nga Bordi i CEZ-it pas prezantimit të bërë në Pragë dhe propozimit të bërë që në Mars 2010 përpara se të regjistrohej në Tiranë në 4.8.2010.
Po kështu janë të qarta në këtë dëshmi edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA për të fituar besimin e Bordit të CEZ-it në Pragë.
Po kështu është e njohur edhe partnerja amerikane e Z. Ismailaj në DIA, e cila është e përfshirë edhe në gjykimin e brendshëm (shqiptar) edhe në Arbitrazhin e Vjenës.
Lidhur me akuzën për lobimet, dua t'ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan, por nuk ekziston asnjë fakt që Ilir Meta të ketë patur dijeni që një person tjetër shqiptar apo amerikan, po e shkelte ligjin për llogari të LSI.
Nënvizoj se kontrata e LSI me GSIS është shumë e mirëdetajuar dhe parandaluese për çdo veprim të dyshimtë nga cilido.
Kur të mbarojë seanca paraprake ne do publikojmë kontratën, por edhe letërporositë e dërguara, të cilat kanë synuar jo zbulimin e të vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave.
Lidhur me çështjen e pasurisë dhe deklarimeve të pasurisë, dua të theksoj se akuzat e tre Prokurorëve janë të bazuara mbi të pavërteta dhe falsifikime.
Me këtë rast dua të falënderoj vajzën e madhe, Bora, e cila ka porositur një akt ekspertimi ligjor financiar që do ta paraqitim në Gjykatë, që rrëzon pretendimet absurde të prokurorisë, ku provohet se të ardhurat e mia të ligjshme për vitet 1995 - 2023 janë mbi 87 milionë lekë të reja, pa llogaritur faktin se të ardhurat e mia si deputet fillojnë që në Prill 1992 apo pagesat si ish-President i Republikës në vitet 2024-2025.
Shpreh keqardhjen time të thellë për harxhimet e pafundme që kanë bërë tre prokurorët e SPAK-ut me letërporositë e tyre anembanë planetit tonë nga Britania e Madhe në Afrikë dhe SHBA, duke kërkuar pasuri të patundshme apo llogari bankare të fshehura nga ana ime.
Jam krenar që ky hetim përndjekës e bazuar vetëm mbi shpifje, ka rezultat shumë të qartë:
Zero qindarkë e padeklaruar apo e paligjshme nga unë.
Zero metër katror apo pasuri e patundshme, e padeklaruar nga unë apo e sekuestruar nga SPAK-u.
Duke qenë i bindur se avokatët e mi të nderuar, Z. Cakrani dhe Z. Zhllima do ju përgjigjen me transparencë, dua t'ju siguroj se jam i hapur për t'iu përgjigjur çdo pyetje tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu nga IEPV 313 "Jordan Misja".
Siç e dini edhe në Rusi lejohen mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje.
Ndaj kjo mundësi nuk ka pse t'ju ndalohet dhe juve. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, në kuadër të s...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot protestat që po zhv...
Analisti Lutfi Dervishi ka ndarë një qasje kritike lidhur ...
Politologu Ermal Hasimja ndau sot një analizë lidhur me si...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka paralajmëruar se protes...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u shpreh sot lidhur me a...
Kryedemokrati Sali Berisha, në turin e tij të “Foltores” n...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal sot te aksioni i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillo...
Gazment Bardhi bën politikë nga rrjetet sociale. Një polit...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish replikat dhe ironit...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku do të marrë...
Asistenti i Gazit, ose shkruesi i kallëzimeve që firmos Ga...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka i...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi ku do të marrë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se k...
Pasditen e kësaj së hëne po mbahet protesta e radhës e opo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë fjal...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...