Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi/ Rama publikon foton familjare të liderëve
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku do të marrë...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish replikat dhe ironitë me gazetarin Blendi Fevziu.
Me anë të një postimi, Rama shkruan se e ka detyrim t’i bëjë apel Fevziut për t’u kërkuar falje shikuesve për lajmin mbi ministrat, të cilin Rama e cilësoi si shpifje.
Më tej, kryeministri shkruan se ky avazi i shpifjeve nga mëngjesi në mesnatë është bërë i tepërt dhe thotë se Fevziu si një lider mediatik duhet të japë shembullin e kërkimit të faljes.
Statusi i Ramës
Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”
Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.
Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë - shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai - llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.
Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!
Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?
Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku do të marrë...
Asistenti i Gazit, ose shkruesi i kallëzimeve që firmos Ga...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka i...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi ku do të marrë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se k...
Pasditen e kësaj së hëne po mbahet protesta e radhës e opo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë fjal...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u ndal sot gjerës...
Pas njoftimit për nisjen e sesionit të ri parlamentar më 1...
Sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë do të ni...
Këtë të hënë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbahe...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka hedhur akuza ndaj qeveris...
Lulzim Basha, personazhi politik i ardhur në Shqipëri në v...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një përshtypj...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit “F...
Kryeministri Edi Rama i cilësoi sot përmbytjet e ndodhura ...
Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka ven...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...