“Viti i kthesës për pensionet”/ Rama: Janarin e ardhshëm marrin dyfishin e shtesës
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit “F...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një përshtypje vlerësuese pas deklarate të fundit të bëra nga ish-ministri Arben Ahmetaj në një intervistë televizive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se Ahmetaj, përmes dëshmive të tij ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm.
" Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re",-shkruan Meta./CNA
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit “F...
Kryeministri Edi Rama i cilësoi sot përmbytjet e ndodhura ...
Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka ven...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Vijojnë në distancë repolikat mes kryeministrit Edi Rama d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në Syri...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në emisionin...
Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Task Force” ka...
Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një dalj...
Partia Demokratike mësohet se do të zhvillojë ditën e nesë...
Ish-kandidatja e PD-së për deputete, Ilirjana Kuçana, krit...
Aktori Neritan Liçaj shprehu sot një qëndrim kritik gjatë ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm këtë të premte...
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...
Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën ...
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot g...
Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bas...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...