“Ose të merremi vesh, ose të qahemi kur të na marrin më qafë”/ Thirrja e Florjan Binajt për opozitën
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...

Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm këtë të premte në tryezën e opozitës të organizuar nga Partia Demokratike.
Në fjalën e tij, Alimehmeti u shpreh se Shqipëria ndodhet në një “emergjencë kombëtare”, duke akuzuar qeverinë aktuale për paaftësi.
Sipas Alimehmetit, vendi qeveriset nga njerëz antikombëtarë, të cilët po dëmtojnë jo vetëm financat publike, por edhe të ardhmen e brezave të rinj.
“Në radhë të parë, faleminderit të gjithëve ju për që jeni këtu. Falënderoj shumë në fakt edhe audiencën sepse unë e di që mes tyre ka njerëz që po mendojnë a të bashkohen apo jo me këtë iniciativë, absolutisht për të rrëzuar një qeveri një orë e më parë. Faleminderit doktor Berisha për këtë ftesë dhe organizim. Të themi një gjë të qartë, të gjithë neve, po mos përsëritem. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Të jemi të qartë, domethënë, nuk po flas këtu për katastrofa natyrore që na godasin ne çdo verë e çdo dimër dhe gjejmë përballë një shtet të paaftë për t'u marrë me to. Jemi në emergjencë kombëtare sepse ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë.
Po vjedhin çdo gjë që përfaqëson ky shtet këtu. E në fund fare neve, të gjithë ne, po patjetër, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, po dhe ata që na dëgjojnë, duhet të vendosin, do marrin rolin e spektatorit këtu, apo do marrin rolin e aktorit këtu? Sepse këtu ka nevojë për veprim. Nuk është thjesht çështje që neve t'i themi gjërat. Ata i mendojnë, na japin të drejtë moralisht, po ka nevojë të kuptojmë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dhe unë dëgjoj shpesh, kemi mendime të ndryshme. Po, patjetër kemi mendime të ndryshme.
A mund t'i vëmë në një platformë të përbashkët? Edhe këtë mund ta bëjmë, patjetër. Po pyetja e parë është, me të vërtetë, sa të ndryshme janë këto mendime? Pra, neve si qëndrojmë kundër shpopullimit? Neve si qëndrojmë kundër korrupsionit moral dhe financiar? Neve si qëndrojmë kundër narkotrafikut? Po për familjen, si qëndrojmë neve? Se ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t'ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t'i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb”,-tha Alimehmeti./CNA
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...
Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën ...
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot g...
Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bas...
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...
Qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një prot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emer...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar në n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Francë ku d...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...