Lëvizja "Bashkë" refuzon ftesën e PD/ Qori: Me Ramën dhe Berishën nuk na bashkon asgjë
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...

Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori dhe kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nuk ka kaluar pa përplasje verbale.
Të ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Qori dhe Lapaj kanë shprehur pikëpamjet e tyre lidhur me qëndrimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qori akuzoi Lapajn se po zhvillon një nismë të dështuar me vendqëndrimet para Kryeministrisë dhe se përmes kësaj mënyre qesharake nuk e rrëzon dot Ramën.
Nga ana tjetër, Lapaj e ftoi Qorin që t’i bashkohet sheshit, pasi sipas tij për rrëzimin social nevojitet kohezion social.
Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për mandat. Të gjitha partitë e tjera përveç Lëvizjes Bashkë janë në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet e Tiranës. Çdo parti ka lirinë dhe të drejtën të bëjë çdo aksion që ka qejf, çdo lloj proteste që dëshiron. Ne qëndrojmë larg këtyre aventurave. Ata janë aktivistë. A e di kush është deputeti i Lëvizja Bashkë? E njohin të gjithë për mirë. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tallët me popullin. Si pretendoni që pasi u bëtë gazi i botës të tërhiqni edhe të tjerët. Ti ke hapur lokal në shesh. Si e heq ti Ramën, duke u bërë qesharak? Duke zënë atë vend? Ju jeni në koalicion me njëri-tjetrin, nuk ju ndjek njeri, nuk keni reputacion.
Adriatik Lapaj: Në lidhje me tryezën e zotit Berisha, jemi në shesh po protestojmë prej 32 ditësh pa ndërprerje. Në këtë kuptim, nuk është normale të ulemi sallave të konferencave të diskutojmë në lidhje me protestat. Protesta është këtu, sheshi është i hapur për të gjithë.
Kemi thënë ka një kohë për partinë dhe ka një kohë për Shqipërinë. Asnjë nga ne veç e veç, në këtë moment që ndodhet vendi nuk e mund dot Edi Ramën. Ai ka një sistem monstruoz të projeksionimit të votës, është “monstër politike”, që prodhon rezultat në disfavor të ndryshimit dhe Shqipërisë. Nuk do të shkojmë në atë tryezë, pasi ajo ka logo partie. Po të qe për tryeza partie, e shtroja unë një dhe i ftoja të gjithë. Po ndenjëm brenda gardheve nuk krijohet dot kohezioni social për të detyruar Ramën të ikë. Kjo qasje i shërben Edi Ramës. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës! Të gjithë bashkë të rrëzojmë Ramën! Nuk ka nevojë Shqipëria për dënglat e tua dhe të miat, por ka nevojë të ikë Rama sot, jo nesër! Të kam kursyer kaq kohë. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës. Ti dhe gjithë të tjerët. Bashkohuni kundër Ramës, lëri tezet dhe dajat. Bashkohu kundër Ramës dhe pastaj futu në zgjedhje. Mos më bridh nëpër Tiranë, bashkohu kundër Edi Ramës, që drejton regjimin. Kleptokracinë e drejton Edi Rama./CNA
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...
Qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një prot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emer...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar në n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Francë ku d...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të pr...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot lidhur me ‘tryezën...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi duke folur për arrestim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në “Foltoren”...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...