Përmbytjet nga reshjet/ PD protestë te burgu i Durrësit
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm e vetëm se përmes këtij akti, ligji do ta detyronte të kompensonte qytetarët.
Në një deklaratë për gazetarët, Berisha u ndal te situata e përmbytjeve në vend pas reshjeve intesive të shiut prej disa ditësh, teksa theksoi se gjendja është dramatike dhe tepër kërcënuese për qytetarët.
“Përmbytjet nga shirat kanë marrë dimensione të reja dramatike, proporcione të reja dramatike në mbarë vendin.
Narko-qeveria është në narkozë të plotë, është jashtë çdo lloj imagjinate, jashtë çdo lloj standardi, që në kushte kur mijëra e mijëra banesa, dhjetëra mijëra qytetarë kanë shtëpitë e tyre të përmbytura, kanë bizneset e tyre të përmbytura, kanë jetën e tyre të kërcënuar, qeveria, narko-qeveria jo vetëm që nuk vendos gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila detyron të ashtuquajturin shtet të mobilizojë të gjitha burimet për të ndihmuar, për të shpëtuar, për të nxjerrë nga rreziku banorët e zonave të kërcënuara, të përmbytura, por lëshon dje një tallje cinike, në të cilën pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi dhe Itali, një fantazi e sëmurë e një fantazisti të sfazuar, njeriu i cili tani po përjeton net tmerri çdo natë për shkak të krimeve të tij të bëra evidente.
Por unë prapë do ndalem edhe njëherë tek zonat e përmbytura.
Durrësi është përmbytur, pa diskutim që reshjet e mëdha janë shkaku themelor, por ajo që e favorizoi në mënyrë të paprecedent është gjendja katastrofale e kanalizimeve dhe hidrovorëve, atij të Porto Romanos dhe atij të zonës sipër Bishtit të Pallës, e cila mbron të gjithë atë ultësirë.
Pra, këto dy hidrovorë, i pari ka disa porta që nuk i funksionojnë, kurse hidrovori i Hamallajt i ka pompat e djegura. Përveç kësaj kanalizimet janë bllokuar me ndërtime të tjera ose nuk janë pastruar. Pra, në këtë situatë gjithçka favorizon ujin për të përmbytur qytetarët, shtëpitë, bizneset e tyre.
Situatë dramatike, tepër kërcënuese është në zonën e Novoselës ndaj dhe Bashkia e Vlorës ka kërkuar evakuimin.
U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë sepse lumi Vjosa është një lumë me rrezikshmëri të pakrahasueshme me asnjë nga lumenjtë e tjerë të vendit në befasinë e prurjeve të tij.
Lumenj të tjerë kanë dalë dhe përmbytur zona siç është lumi i Drojës, që në fakt është një përrua në realitet, por gjatë shtrëngatave të mëdha bëhet lumë i rrëmbyer dhe ka çarë argjinaturat dhe ka përmbytur zonat e tjera.
Në asnjë vend nuk gjenden qeveria dhe përfaqësuesit e narko-qeverisë, përveçse ministri i Drejtësisë që kishte shkuar në burg dhe kishte veshur kominoshet e burgut për të dëshmuar se qeveria e tij është një qeveri e mbytur komplet.
Ndaj dhe para kësaj situate, dënoj me forcën më të madhe këtë indiferencë çnjerëzore, moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotëson në këto rrethe të gjitha kriteret për t’u shpallur.
Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre. Sepse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë detyron qeverinë të kompensojë të gjitha dëmtimet e krijuara nga fatkeqësia. Këtu qëndron fakti që narko-qeveria dhe Edi Rama sodisin”,-deklaroi Berisha./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar në n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Francë ku d...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të pr...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot lidhur me ‘tryezën...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi duke folur për arrestim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në “Foltoren”...
Ka nisur foltorja e Partisë Demokratike para Kryeministris...
Në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Socia...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha sot s...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se opozita nuk do ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...