Ekskluzive/ Zbulohet ku ka përfunduar Lulzim Basha
Lulzim Basha, personazhi politik i ardhur në Shqipëri në v...

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për menaxhimin e përmbytjeve në vendin tonë për shkak të motit të keq gjatë javës së kaluar.
Bozdo nënvizoi se qeveria hodhi poshtë kërkesën zyrtare të PD-së për dëmshpërblim të plotë të fermerëve. Sipas deputetit, përmbytjet do të ishin të menaxhueshme nëse do të plotësoheshin hallkat vendore dhe qendrore.
“Kërkesën tonë zyrtare, për dëmshpërblim të plotë të fermerëve, qeveria e hodhi poshtë me arrogancë, por në rastin e fundit kemi të bëjmë me përmbytje të menaxhueshme nëse do të plotësoheshin hallkat vendore dhe qendrore”, u shpreh Bozdo.
Deklarata e Bozdos
Qindra hektarë tokë janë përmbytur dje në Kuçovë, veçanërisht në Kozare, Salc-Kozare dhe Ferras. Përmbytja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe ka ardhur si pasojë e hapjes pa asnjë paralajmërim të portave shkarkuese të hidrocentralit të Banjës.
Banorët e Kuçovës dhe në veçanti të Kozares, Salc-Kozare dhe Ferrasit, janë gdhirë papritur dhe pa kujtuar nën mëshirë të fatit, nën përmbytjen totale të shkaktuara nga ujërat e Devollit dhe të atyre që hapën menjëherë portat shkarkuese.
Qindra, e ndoshta mijëra hektarë tokë janë përmbytur. Qindra familje dhe fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme nga kjo katastrofë, jo aq natyrore, por e shkaktuar nga keqmenaxhimi. Dhe jo vetëm nga ana e subjektit që operon në lumin Devoll, por mbi të gjitha nga ana e pushtetit vendor, i cili duhet t'i kishte paraprirë kësaj situate dhe të kishte njoftuar me kohë banorët për përmbytjen e shkaktuar nga njeriu dhe jo nga kushtet e motit.
Këtë procedurë e kërkon ligji dhe ligji është shkelur tërësisht.
Menaxhimi i shkarkimeve është qartazi i përcaktuar në rregulloren e digave dhe sigurisht, nëse procedura do të ishte ndjekur me rigorozitet, shkarkimet pjesore do të kishin filluar prej ditësh, sepse ishte shumë i qartë fakti se parashikimi i motit tregonte për reshje të shumta gjatë gjithë javës së kaluar.
Për më tepër, pushteti vendor, domethënë ekzaktësisht Bashkia Kuçovë, duhet të kishte lajmëruar banorët e saj pikërisht për hapjen e portave shkarkuese, në mënyrë që këta të fundit të merrnin masa për të minimizuar dëmet. Por as kjo nuk është bërë.
Kjo tregon një paaftësi dhe neglizhencë totale nga ana e Bashkisë Kuçovë dhe për këtë gjë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.
Dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha. Për momentin asnjë ndihmë konkrete në terren, përveç premtimeve për mbështetje nga përfaqësuesit e qeverisë.
Dy muaj më parë, e njëjta histori përmbytjeje ndodhi me Dimalin, Kuçovën dhe Beratin. Kërkesën tonë për dëmshpërblim të plotë të familjeve dhe fermerëve, qeveria e hodhi poshtë me arrogancë.
Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një përmbytje plotësisht të menaxhueshme. Në qoftë se do të funksiononin hallkat e qeverisjes qendrore dhe vendore. Kështu kjo është një përmbytje e shkaktuar nga njeriu dhe jo nga perëndia.
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Prandaj po e përsëris këtë thirrje.
Për familjarët dhe fermerët e Kuçovës dhe Dimalit, si dhe për çdo familje shqiptare, fermer, qytetar të prekur sadopak nga kjo përmbytje, kërkojmë edhe një herë dëmshpërblim të plotë 100% për dëmin e shkaktuar.
Në rastin konkret, po përgatisim padi për shkaktarët e kësaj përmbytjeje, e cila ishte e parashikueshme dhe mund të minimizohej. Shkaktarët do të përballen me ligjin./ CNA
Lulzim Basha, personazhi politik i ardhur në Shqipëri në v...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një përshtypj...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit “F...
Kryeministri Edi Rama i cilësoi sot përmbytjet e ndodhura ...
Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka ven...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Vijojnë në distancë repolikat mes kryeministrit Edi Rama d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në Syri...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në emisionin...
Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Task Force” ka...
Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një dalj...
Partia Demokratike mësohet se do të zhvillojë ditën e nesë...
Ish-kandidatja e PD-së për deputete, Ilirjana Kuçana, krit...
Aktori Neritan Liçaj shprehu sot një qëndrim kritik gjatë ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm këtë të premte...
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...
Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën ...
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...