Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kanë shpalosur programin e tyre elektoral që do të çojë vendin, sipas tyre, drejt fitores, pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha e ka cilësuar fushatën si një “betejë çlirimtare” për të shembur atë që ai e quan “diktaturë të dytë” të Edi Ramës. Për Berishën faktor fitues është edhe fakti që PD ka një koalicion të gjerë opozitar siç është Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas tij, më 11 maj, PD dhe aleatët e saj do të firmosin rotacionin e pushtetit.
Nga ana tjetër, Berisha ka bërë disa premtime gjatë fushatës së tij. Berisha ka prezantuar një program të quajtur “Made in Albania”, i cili ka për qëllim zhvillimin e industrisë shqiptare, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e eksporteve. Ai ka theksuar se ky program do të kontribuojë në ngritjen e ekonomisë dhe forcimin e markave shqiptare. Berisha ka premtuar krijimin e një “Shqipërie Madhështore”, ku të rinjtë dhe gratë do të jenë në qendër të zhvillimit, duke ofruar një alternativë të re përballë një qeverie që sipas tij ka dështuar në tri mandate.
Kryetari i PD-së, ndër të tjera ka premtuar rritjen e pensioneve. Po ashtu ka premtuar kartelën e konsumatorit për pensionistët dhe ata me të ardhura të ulëta. Ky program ka për qëllim kthimin e TVSH-së për ushqimet bazë dhe mbështetje direkte për shtresat në nevojë.
Berisha ka premtuar rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe të pagës mesatare në 1200 euro. Po ashtu, ka propozuar dhënien e një shume prej 200 eurosh për çdo qytetar shqiptar për të përballuar rritjen e çmimeve. Berisha ka premtuar një financim prej 150-200 milionë eurosh në vit për sektorin e bujqësisë, me kredi të buta deri në 80% të normës së interesit dhe subvencionim të sigurimeve deri në 75% të primës.
Berisha ka premtuar përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, duke përfshirë uljen e taksave dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë. Berisha, në takimet e tij elektorale, ka theksuar se fokusi i tij nuk janë paratë apo pushteti, por është ambicia për të ndryshuar jetën e njerëzve.
“Nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para, por kam ambicie të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë”, kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha.
Kryesocialisti Edi Rama, nga ana tjetër, ka ironizuar premtimet e Berishës, duke i cilësuar si premtime boshe. Ndër të tjera ka thënë “detin e bën kos, por oqeanin s’e kalon dot”, duke i rikujtuar kështu kryedemokratit edhe faktin se është “non grata” në SHBA.
Premtimet elektorale të çdo force politike shpesh janë të formuluara për të fituar mbështetje politike, por realizueshmëria e tyre varet nga disa faktorë si burimet financiare, vullneti politik, konteksti ndërkombëtar dhe gjendja aktuale e institucioneve. Berisha po ndjek një strategji klasike premtimesh ekonomike, me theks në përmirësimin e jetës së përditshme dhe rimëkëmbjen kombëtare. Strategjia e Berishës është populiste, ndërsa ajo e Ramës është më simbolike dhe lidhet me pasaportën e BE-së. Por, suksesi i këtyre premtimeve si majtas edhe djathtas, varet së pari nga besueshmëria personale e qytetarëve, të cilët do të shprehin vullnetin e tyre me votë këtë 11 maj./ CNA
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Kryeministri Edi Rama ndau sot një anë tjetër të detyrës s...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se të dielën e ardhshme...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmb...
Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Parti...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të die...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin ...
Në Athinë u zhvillua një festë me Shoqatën e Shqiptarëve “...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim përmbyllës zgjedh...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin zgjedhor përmbyllës...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin zgjedhor përmby...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim zgje...
Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës me Partitë Soci...
Kandidatja për deputete në Fier me Partinë Mundësia, Frida...
Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e t...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon takimin përmbyllës n...
Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka akuzuar...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar nga Tropoja se asnj...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...