Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulime me votat e diasporës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i cilëson këto reagime si klithma të përfaqësuesve të kënetës, që sipas tij, kanë nisur të ndërtojnë alibinë për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
“Na paskan ‘zbuluar’ një skandal të madh, se gjoja fletët e votimit janë hedhur rrugëve. Në fakt, alibia ka ditë që përgatitet me konferenca për shtyp, ndërsa sot shpërtheu me fotografi zarfesh në Facebook”,- shkruan Balla.
Sipas Ballës, procesi i shpërndarjes është realizuar nga KQZ në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare DHL, pjesë e Deutsche Post. Ai thekson se shteti shqiptar ka paguar për shpërndarjen e fletëve të votimit në shtëpitë e qytetarëve që jetojnë jashtë dhe për rikthimin e tyre. Megjithatë, për shkak të disa vështirësive, një pjesë e votuesve janë detyruar t’i tërheqin personalisht zarfat në zyrat postare.
Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:
“Përfaqësues të kënetës sot në Shqipëri por edhe nga Athina, na paskan “zbuluar” një skandal të madh me zarfat e fletëve të votimit “se ato janë hedhur rrugëve”. Në fakt hartimi i alibisë së humbjes ka ditë që ka filluar me konferenca për shtyp nga këneta, por sot klithmat ishin dhe më të zëshme me deklarata urgjente për shtyp dhe postime në facebook mbi një fotografi me disa zarfe.
Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit ju besua nga KQZ kompanisë postare më të madhe në botë, pjesë e Deutche Post. Shteti shqiptar ka paguar që zarfi t’i shkojë në shtëpi dhe t’i merret në shtëpi çdo votuesi jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk ka ndodhur dhe qytetarë të shumtë janë detyruar të shkojnë ta tërheqin zarfin me fletën e votimit në zyrat e postës. Afro 10% nuk e kanë marrë ende për shumë shkaqe. Ky proces ka dhe 5 ditë (deri të premten, të paktën nga Greqia dhe Italia, DHL ka ende kohë të bëjë gjithçka për t’i sjellë në kohë.
Vetëm ama klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin, por janë pjesë e skenarit për dosjen e “zezë” të zgjedhjeve të 11 Majit. Kjo dihet!
Motra dhe vëllezër në diasporë ju lutem nxitoni dhe bëni gjithçka ta nisni votën tuaj për Shqipërinë Europiane dhe ta thajmë përfundimisht kënetën megjithë buf, bretkosa, gjarpërinj e ç’ka brenda”,-shkruan Balla./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të die...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin ...
Në Athinë u zhvillua një festë me Shoqatën e Shqiptarëve “...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim përmbyllës zgjedh...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin zgjedhor përmbyllës...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin zgjedhor përmby...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim zgje...
Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës me Partitë Soci...
Kandidatja për deputete në Fier me Partinë Mundësia, Frida...
Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e t...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon takimin përmbyllës n...
Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka akuzuar...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar nga Tropoja se asnj...
Kryetari i PSD Tom Doshi gjatë një takimi elektoral deklar...
Kryeministri Edi Rama është tallur me opozitën nga Shkodra...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Tropoja ka bërë një betim pa...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon takimin elektoral në...
Mbrëmjen e kaluar deputeti i PD-së Bledjon Nallbati dhe vë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...