Sekretarja “rehabiliton” Metën/ “Askush tjetër nuk pati interesim për kryetar të PL-së”
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Liris...

Kryeministri Edi Rama po vijon fushatën bashki më bashki e komunë më komuna.
Nga Qarku i Dibrës ku po qëndron prej disa ditësh ai është ndalur tek uji i pishëm.
Në vitin 2022, në mandatin e tretë, Rama, bën fushatë me ujin e pishëm në Dibër, të cilin së shpejti sipas tij do ta ketë 24 orë edhe Bashkia e Matit.
“Disa që bëjnë interesantin kundër të gjithëve, thonë mallkuar PS e PD që merren akoma me ujin, kur bota merret me Hënën e me Marsin! Po si qenka njësoj PS, e cila me qeverisjen e saj po e mbyll, hap pas hapi, plagën shekullore të mungesës së ujit të pishëm, me PD që jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësave dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme! Dhe më falni po çfarë faji kemi ne konkretisht, që e trashëguam një plagë të tillë nga shekujt, apo mos vallë duhet të na vijë turp pse po e kurojmë dhe po e shërojmë hap pas hapi”, është shprehur Rama.
Deklarata e plotë e kryeministrit:
Dy fjalë për ujin, që ka ardhur me pikatore, 2 deri 4 orë në ditë, qysh në kohë të komunizmit e këtej mbrapa po e po. Ne nisëm në krye të herës një reformë dhe bëmë një plan investimesh për ujin e pijshëm 24 orë. Mandati i parë ishte dalje nga gropa e thellë e borxheve dhe kusureve të Partisë së Rublave. Investimet për ujin ecën, por me ngadalësi - akoma më ngadalë në bashkitë e rublaxhinjve. Mandatin e dytë u rrit ndjeshëm ritmi edhe falë largimit të ujëthithësve të LSI nga prehri ynë, deri kur erdhën me radhë tërmeti e pandemia, që diktuan përsëri ngadalësim të këtyre investimeve. Puna sidoqoftë vazhdoi pa ndërprerje dhe harta e mbuluar me ujë 24 vazhdoi të zgjerohet.
Bashkia Dibër e nisi para disa ditësh furnizimin me 24 orë ujë të 36 mijë abonentëve, ndërkohë që deri në pranverë, do të mbulohet me ujë 24 orë edhe Bashkia Mat, ku furnizimi i ujit të pijshëm qysh në kohë të komunizmit ka qenë 1 deri 2 orë në ditë. Natyrisht që do të kishte qenë mirë të mos e kishim pasur ujin e pijshëm problem për zgjidhje në dekadën e dytë të shekullit 21. Por, sinqerisht, nuk i kuptoj disa që shajnë e mallkojnë me tërbim sa herë flitet e punohet për ujin e pijshëm, a thua se ne po ia presim ujin popullit dhe jo po ia çojmë përditë e më shumë në çezëm, nga Veriu në Jug, falë investimesh masive e një pune të mundimshme plot pengesa!
Disa që bëjnë interesantin kundër të gjithëve, thonë mallkuar PS e PD që merren akoma me ujin, kur bota merret me Hënën e me Marsin! Po si qenka njësoj PS, e cila me qeverisjen e saj po e mbyll, hap pas hapi, plagën shekullore të mungesës së ujit të pishëm, me PD që jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësave dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme(?)! Dhe më falni po çfarë faji kemi ne konkretisht, që e trashëguam një plagë të tillë nga shekujt, apo mos vallë duhet të na vijë turp pse po e kurojmë dhe po e shërojmë hap pas hapi(?)!
Disa të tjerë shajnë në tym pse unë ngrita një shëndet me ujë dje në Dibër, jo Enveri, jo komunizmi, jo tërrci-vërrci! Po që të jemi shumë të qartë, e para ujë të pishëm 24 orë nuk ka pasur në shumë e shumë zona të Shqipërisë, përfshirë edhe Dibrën, as në kohën e Enverit dhe e dyta, kur unë ngre shëndet me ujë as më shkon mendja hiç tek Enveri, se me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari fare në këtë vend, kur fola publikisht kundër tij e kërkova lirimin e të burgosurve politikë bashkë me Ardian Klosin, teksa të tjerët, me Hienën Nongrata në krye nuk bëzanin për shokun Enver dhe i quanin të burgosurit politikë “llumi i shoqërisë”.
Ka edhe disa që thonë mos u merr me ata që shajnë e mallkojnë. Po në fakt unë s’u mora me ta këtu, po u mora me vetë faktin që tregon ndryshimin e madh mes PS, e cila po realizon hap pas hapi, planin e vonuar me shekuj për Ujin 24 orë dhe Aleancës së Rublave, partira, pëdëra e lirira, kanale e portale, të cilat derdhin përditë në veshët e shqiptarëve ujrat e zeza të urrejtjes së tyre, e hedhin përditë në sytë e shqiptarëve baltën e zezë të ligësisë së tyre. Sa për atë krahasimin me Enverin, gëzuar edhe një herë Dibra! Me Ujë 24 orë./CNA.al
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Liris...
Gert Bogdani është i dyti pas deputetit Belind Këlliçi që ...
Në forumin Designing Together “Projektojmë së Bashku”, Ve...
Deputeti Kreshnik Çollaku nga grupi i përçarësve është shp...
Në orën 11.00 Gert Bogdani prezanton kandidaturën për prim...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Julian Deda, i cili...
Ilir Meta, pasi vendosi të ishte kryetar i Partisë Lirisë,...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë ka ...
Partia e Lirisë ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve f...
Në fakt kam menduar se është i vetëdijshëm për farsën ...
Belind Këlliçi ka nisur sot takimet për fushatën e pri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publik...
Deputeti i grupit të Alibeajt, Dashnor Sula ka deklaruar s...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi ...
Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demoraktike fiton zgjedh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i akuzuar për ...
Ilir Meta, kryetari i vetëshpallur i Partisë së Lirisë...
Deputeti Bujar Leskaj ka bërë bilancin e humbjeve të i...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ...
Bindja Demokratike ka bërë me dije se do të garojë e vetme n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...