Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS-së,Taulant Balla, pasi ky i fundit e përmendi sot në Kuvend lidhur me Ferit Hoxhën, që sot u votua si Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.
Meta shprehet se gjatë kohës kur ushtronte detyrën e presidentit, ka dekretuar Ferit Hoxhën si ambasador për të disatën herë, pa dëshirën e tij.
Reagimi i plotë i Metës:
Replikë e detyruar më Z. Taulant Balla nga kështjella 313
Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem në distancë.
Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi.
Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti '98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.
Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës.
Por ju keni një "të drejtë" sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t'u takuar nga afër.
Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur.
Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm.
Por, siç jua tha sot edhe Z. Tedi Blushi, pas disa ditësh, Ministrja e Jashtme e kohës, më çoi mesazh se kishte biseduar me Kryeministrin dhe ai nuk kishte kandidat tjetër.
Ndaj u detyrova ta firmos sepse nuk mund ta lija Shqipërinë pa ambasador në OKB se ishte hera e parë që vendi ynë merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Së dyti, nuk doja të hapja një krizë tjetër publike se me mjaftonin ato që kisha me Kryeministrin dhe Kuvendin njëpartiak, si për Gjykatën Kushtetuese por edhe për çështje të tjera të mëdha.
Z. Balla, ju me "të drejtë" e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara.
Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi, nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Dhe në fund, e vlerësoj krenarinë tuaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Çështjen e Detit, por do t'ju lutesha se mbase keni harruar t'i hidhni një sy, letrës time që ju kam dërguar të gjithë deputetëve për këtë marrëveshje, si dhe letrës publike që i kam bërë Znj. Elisa Spiropali, që e shkarkuat sot, para vizitës së saj zyrtare në Athinë.
Unë ju mirëkuptoj nëse nuk gjeni dot, si forcë politike, dikë më të fortë nga ana profesionale se sa Ferit Hoxha, por nuk do të isha i lumtur nëse ju nuk gjeni dot një kandidaturë më patriotike nga radhët tuaja./CNA
Demokrati Ilir Alimehmeti akuzoi sot kryeministrin Edi Ram...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë ndaj s...
Nesër do të betohen para Presidentit të Republikës shtatë ...
“U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur (Erion Vel...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lid...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së, Jozefina T...
Deputetja Zegjine Çaushi ka hedhur akuza të rënda ndaj Sek...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, "i ka treguar vendin" d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Sot në seancën parlamentare janë miratuar shkarkimet dhe e...
Në seancë plenare vijojnë debatet, ndërsa deputetët e opoz...
Në seancë plenare ka debate, ndërsa në sallë janë futur ed...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh s...
Imuniteti i Belinda Ballukut është kthyer sërish në një ar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi sot zhvillimet politi...
Demokrati Dorjan Teliti tha sot se çmimi i naftës është rr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas raketava të d...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjetet sociale ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...