Firmoset marrëveshja në fushën e mbrojtjes/ Vëngu: Një faqe e re në kapitullin e bashkëpunimit
Firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e mbrojtj...

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese refuzimin e PS-së për ngritjen e komisioneve hetimore për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.
Në kërkesën e dërguar, deputetët shprehen se rrëzimi i këtyre kërkesave vret standardet minimale të Parlamentit demokratik.
Gjithashtu në kërkesë, opozita thote se mazhoranca po e trajton Kuvendin si njëpartiak.
Kërkesa është firmosur nga 38 deputetë të opozitës.
Kërkesa
38 deputetët të opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për:
1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit:
(i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”;
(ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
2. Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3. Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Deputetët e opozitës argumentojnë se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre kushtetuese. Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.
Deputetët e opozitës evidentojnë se mazhoranca parlamentare ditë pas dite po e trajton Kuvendin si njëpartiak, dhe ku cdo vendimmarrje diktohet jo nga forca e arsyes/argumentit, por nga forca e kartonave të tyre. Ajo vazhdon të mohojë ushtrimin e cdo të drejte parlamentare të deputetëve të opozitës, duke i penguar ata në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në mbrojtje të interesit publik. Deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë e pakicës parlamentare për “mocion me debat”, “interpelancë me Kryeministrin apo ministrat”, seancë dëgjimore në Komisione me ministrat, apo ngritja e Komisioneve Hetimore
“Ne deputetët e pakicës parlamentare jemi të vendosur për të qëndruar të angazhuar në proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do të pajtohemi kurrë me asgjësimin e parlamentarizimit apo mohimin e të drejtave tona kushtetuese. Një vend që pretendon antarësimin në Bashkimin Europian, që cenon rregullat minimale të bashkëjetesës demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita përgjegjësitë e saj, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një propagandë e papërgjegjshme për një normalitet të rremë demokratik. Këtë realitet të rremë mund dhe duhet ta korrigjojë sistemi i garancive kushtetuese institucionale – ku rolin kyc e ka Gjykata Kushtetuese.” – theksohet në kërkesë.
Në kërkesën e 38 deputetëve të opozitës theksohet në mënyrë të përmbledhur se vendimet e Kuvendit për rrëzimin e dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, bien ndesh me nenit 77 të Kushtetutës dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, sepse:
· Është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit;
· Në rastin konkret, objekti i hetimit të Komisionit Hetimor ishte në përputhje me natyrën e këtij komisioni, si dhe me kriteret dhe standardet kushtetuese të analizuara dhe trajtuara nga jurisprudenca kushtetuese;
· Shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit duhet kërkuar te mohimi, nga ky i fundit (Kuvendi), i kompetencës kushtetuese të pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor me argumentin jokushtetues;
· Mazhoranca nuk ka bërë asnjë përpjekje dhe asnjë formulim alternativ në raport me objektin e hetimit.
Firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e mbrojtj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dh...
Kryeministri Edi Rama pritet në Romë nga homologia e tij i...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pr...
Deputetet e opozitës i kanë dërguar një kërkesë Presidenti...
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i pranishëm në se...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësis...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale para m...
Agjenda e sotme për punimet e komisioneve parlamentare par...
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë sot nj...
Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato i ka kthyer...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në një dalje t...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një int...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka analizuar vrasjen ...
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar kandidatët për dr...
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për formën, mënyrën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...