"Mekanizmi i vetos është çelësi"/ Teliti: Socialistët e kanë gati në sirtar variantin e tyre për 'Territorialen'
Demokrati Dorjan Teliti akuzoi sot mazhorancën se kanë gat...

Demokrati Lisandër Hoxha komentoi sot disa prej zhvillimeve të fundit të politikës në vend.
I ftuar në “Syri Tv”, Hoxha tha se qeveria u kam në vjedhje të zgjedhjeve, prandaj edhe duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie normale, që Shqipëria të shkojë në normalitet.
“Ka tentativa të jashtëzakonshme që të shtyhen gjërat, që të mos ndodhi ajo që është e natyrshme të ndodhi, që do të thotë që qeveria e kapur në vjedhje të dorëhiqet. Qeveria që vodhi zgjedhjet të dorëhiqet, t'i hapi rrugën një qeverie normale, besimi, antikorrupsion, teknike, quajeni si të doni, dhe pastaj të shkojë Shqipëria në normalitet.
Ka tentativa përmes kapjes së shtetit, kapjes së mekanizmave të drejtësisë, për ta ndaluar një gjë të tillë, përmes vizitave, lobingjeve korruptive që vazhdojnë me stilin McGonigal kudo, në mënyrë që të jetë prezent në jetën publike.
T'i bëjë presion drejtësisë, të vonojë sa të mundet, të shtyjë vendime të caktuara vetëm e vetëm për të fituar kohë. Nuk i pinë ujë, thotë populli. Pse nuk i pinë ujë? Sepse është nisur në këtë dishezën e vet dhe nuk ka bir nëne që e ndalon këtë njeri të shkojë drejt katastrofës. Ia ka bërë vetes Saliu.
E gjitha bëhet për të shpëtuar veten. Pastaj, duke shpëtuar veten, për të bindur të vetët, që janë gati ta lëshojnë në sekondë, që unë nuk po bie. Dhe kjo është situata, është në një ankth të jashtëzakonshëm, çdo ditë për Edi Ramën është një makth, për shkak se e di se çfarë e pret. Dhe teatrot e tij, reagimet e tij, fjalimet e tij në parlament, tregojnë vetëm se është një njeri i marrë fund. Si rregull, qysh në dhjetor qeveria duhet të kishte rënë.
Në çdo vend normal, kur të kapet zëvendëskryeministrja, e cila, pa diskutim, që me lejen tënde, ka dhënë 1 miliardë euro me SMS-ra, këtij t'i jepet, këtij mos t'i jepet, të ndahet loti kështu, ashtu, denoncimet e bëra nga Partia Demokratike u vërtetuan. Sigurisht që është në hall. Do bëjë çmos të shpëtojë akuzat ndaj zëvendëskryeministres dhe sigurisht dhe emrin e vet, se në fund të ditës për vete e bën.
Po përpiqen, po bëjnë sa munden. Drejtësia, e cila, Gjykata Kushtetuese kishte për shqyrtuar në themel diçka shumë të thjeshtë. Ky është një akt ekzekutimi. Pezullimi është një akt ekzekutimi që Gjykata Penale e ka dhënë për Ballukun, që Balluku të mos prishë provat.
Duke e vonuar këtë akt ekzekutimi, i cili ka karakter urgjent, pra drejtësia, prokuroria speciale kërkon pezullimin nga detyra se zonja mund të prishë provat, mund të ndërhyjë në mënyrë administrative për të tjetërsuar kontrata, për të zhdukur kontrata, për të intimiduar dëshmitarët. Për këtë arsye u kërkua një masë që, në bindjen time, nuk ishte e duhura. Duhej çuar direkt masa për heqje imuniteti dhe arrest.
Por i dha mundësinë të marri frymë, se ky thotë do ta çojë tani të shikojë sa kushtetuese është kjo gjë. E kupton? Dhe shtyrja që Gjykata Kushtetuese i bën një kërkese krejt të lehtë, a është kushtetuese apo s'është kushtetuese, mjafton shpreheni.
Jemi sulmuar pse kemi qenë të vërtetë. Na është kërkuar të bëhemi hipokritë. Pra drejtësia duhet ta ketë gjithmonë mirë edhe kur shkel ligjin. Jo, s'mund ta bëjë opozita këtë. Dhe në këtë kontekst, unë mendoj që opozita ka mbajtur qëndrimin e duhur sa i takon misionit të saj si një forcë shtetformuese.
S'mund të pajtohemi ne kurrë me vendime të padrejta. Nuk mund të pajtohemi ne kurrë me shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit. Ndaj, kritikat që kanë qenë ndaj veprimeve të caktuara të drejtësisë së re dhe prokurorëve të caktuar apo gjyqtarëve të caktuar, nuk kanë qenë të gabuara se u provuan që janë të vërteta”,-tha Hoxha./CNA
Demokrati Dorjan Teliti akuzoi sot mazhorancën se kanë gat...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuuar pro heqjes...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe edhe si "Babalja" ose si ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të n...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndodhet sot në Uashingto...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Këtë të martë po zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuv...
Në seancën e sotme në Kuvend është shënuar edhe një moment...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi në seancën e sotme plen...
Deputeti demokrat Bujar Leskaj u ndal sot në diskutimet në...
Politikani Dashamir Shehi ka rrëfyer sot një nga zgjedhjet...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qasje kritike ndaj ...
Në seancë plenare, po zhvillohen diskutime për projektligj...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në seancën e sotme plenare t...
Deputetja Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur kreut ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka repl...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet në Kuvend,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...