“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë. Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbra, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.
“Në Tiranë në 8 vitet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit pa diskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar”-tha Këlliçi.
Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë. Belind Këlliçi tregoi se si do të realizohet kjo.
“Lumi Lana, brenda mandatit të parë, do të kthehet në një hapësirë pushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës. Në segmentin lumor, nga “Materniteti i Ri” e deri te “Pallati me Shigjeta”, kudo ku të saktësojnë ekspertët e fushës, do të shtrohen tuba në skarpatën e lumit, që do të mundësojnë kalimin e ujërave të zeza nga daljet e deritanishme me dy kolektorë me kapacitet të madh, të cilët do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar”-u shpreh kandidati opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Një tjetër angazhim ambicioz, është ai për ndërtimin e 500 parqeve të gjelbra në lagjet e kryeqytetit. Belind Këlliçi u shpreh se këto oaze do ta bëjnë qytetin një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët.
“Ajo çka ne propozojmë, që janë 500 oaze të gjelbra, apo 500 vendpushime në qytet, nga nji për secilën lagje. Nëpërmjet tyre do ta transformojmë Tiranën nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbra pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komunitetit ku ka banorë”-tha Këlliçi.
Lidhur me këtë projekt, Belind Këlliçi prezantoi edhe kostot, që sipas tij, nuk shkojnë më shumë se 5 milionë euro në total.
“Kostoja varion nga 5 deri në 10 mijë euro maksimumi. Pra ëshë në total një faturë që shkon diku te 5 milionë euro për një mandat dhe që ndryshon komplet jetën dhe situatën e gjelbër dhe situatën sociale në çdo lagje të qytetit. Po shihnim një statistikë, që vetëm në vitin e fundit, në 2022, Bashkia e Tiranës ka mbledhur nga “Tirana Parking”, pra nga shërbimi i parkimit në Tiranë, tarifa e parkimit, rreth 5 milionë euro dhe në 4 vjet do të thotë rreth 20 milionë euro. Ne kërkojmë 1 të katërtën e kësaj, 5 milionë euro, për të bërë 500 oaze” -tha Këlliçi.
Por plani i Belind Këlliçit për shtimin e hapësirave të gjelbra, kapërcen kufijtë e zonës së banuar të kryeqytetit. Ai prezantoi angazhimin, për të ndërtuar të paktën 6 parqe publike në kurorën e Tiranës, me sipërfaqe që shkojnë më shumë se 2 mijë hektarë në total.
“Vazhdojmë me premtimin e radhës që ka të bëjë me ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës. Duke nisur me parkun e Gollogjenit, me një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh. Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, që zë një sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, me një sipërfaqe rreth 200 hektarë. Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë me sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë, me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Dhe parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës, që zë një hapësirë diku te rreth 20 hektarë”-tha Belind Këlliçi.
Ulja e ndotjes do të jetë një tjetër prioritet gjatë drejtimit të bashkisë nga Belind Këlliçi. Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, tregoi se që në nisje të punës si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të instalojë 25 stacione të monitorimit të ndotjes së ajrit dhe 60 stacione për zhurmat. Gjithashtu, Këlliçi tregoi se bashkia do të krijojë një ekip monitorimi për cilësinë e karburanteve që shiten në kryeqytet.
“Çështja e ajrit! Do të kemi brenda 30 ditëve të para të mandatit tim si kryetar bashkie, një plan të integruar për cilësinë e ajrit dhe monitorimin e zhurmave në qytet. Do të instalojmë rrjetin e 25 stacioneve fikse për ajrin dhe 60 stacioneve për zhurmat. Ku do të kemi monitorim 24 orë “non stop” dhe rezultate transparente në kohë reale. Do të ulim nivelin e ndotjes nga karburanti me dy mënyra: e para, duke ngritur parkime në pikat hyrëse të qytetit, me transport falas, me parkimet që do të quhen “Parko dhe vazhdo”. Do të doja që ne të ngrinim një ekip monitorimi të cilësisë së karburantit në të gjitha pikat e karburantit që tregtojnë karburant në Tiranë. Do të bëjmë transparent të gjithë kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet, duke shkuar në pikat e karburantit, duke bërë matjet, dhe duke i bërë transparente duke vendosur një tabelë në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që po blejnë”-u shpreh Këlliçi./ CNA.al
Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Ba...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për...
“Dënoj deklaratën e Ramës për daljen nga arbitrazhi, fa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nxjerrë faktet që lidhi...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfund...
Mëngjesin e së premtes, ministrja për Europën dhe Punët...
Kryeminsitri Edi Rama është treguar i prerë sa u përket ba...
Kryeminisitri Edi Rama ka hedur poshtë pretendimet e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i n...
Qeveria e Kosovës ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar për t...
Mëngjesin e së premtes kryeministri Edi Rama ka mbledhu...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka p...
“Oligarkët jo vetëm që s'i kam kompleks, por Samirit, ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar në em...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
“Do t’i kursej qytetarëve të Tiranës miliona euro”, kështu...
Furnizimi me ujë i Tiranës është një nga problemet e e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj para se të merrt...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...