Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nxjerrë faktet që lidhin djegësin e Tiranës me kreun e bashkisë, Erion Veliaj, me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së.
Sipas Berishës, lidhjet e Teheranit me Veliajn datojnë 15-20 vite më parë.
Berisha thotë se rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij.
Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 për qind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 për qind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.
“Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn, me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së.
Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë.
Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhjeje të rrezikshme për Shqipërinë.
Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para.
Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht.
Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij.
Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 për qind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 për qind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.
Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj.
Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një ekspuls, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.
Gabriele di çdo gjë, siç di shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran.
Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles.
Mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjitha dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit.
Të gjitha këto u mbyllën duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por Gabrieli di shumë.
Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë sërish.
Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është.
Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët.
Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë.
Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve”, tha Berisha./ CNA.al
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfund...
Mëngjesin e së premtes, ministrja për Europën dhe Punët...
Kryeminsitri Edi Rama është treguar i prerë sa u përket ba...
Kryeminisitri Edi Rama ka hedur poshtë pretendimet e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i n...
Qeveria e Kosovës ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar për t...
Mëngjesin e së premtes kryeministri Edi Rama ka mbledhu...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka p...
“Oligarkët jo vetëm që s'i kam kompleks, por Samirit, ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar në em...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
“Do t’i kursej qytetarëve të Tiranës miliona euro”, kështu...
Furnizimi me ujë i Tiranës është një nga problemet e e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj para se të merrt...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është “përplasur...
Ditën e djeshme, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi kërkesën...
Kandidati i PD-së së vulës, Roland Bejko ka habitur me...
Gazetari Armand Shkullaku ka “zënë ngushtë” kandidatin...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka nxjerrë zbuluar propagandën e k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...