VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime të rëndësishme në fushën e përgjegjësisë së komisioneve parlamentare, duke ndjekur një model të ngjashëm me atë të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Sipas modelit të ri, Komisioni për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale do të ketë një rol më aktiv në procesin e raportimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve të pavarura, përmes mbledhjeve të përbashkëta me komisione të tjera, të parashikuara në nenin 37 të Rregullores së Kuvendit.
Kreu i grupit të Socialistëve, Taulant Balla theksoi se neni 103, i cili rregullon raportimin vjetor të institucioneve të pavarura, nuk funksionon në vakum, por lidhet ngushtë me dispozita të tjera të Rregullores. “Raportimet e institucioneve ndër vite kanë lënë për të dëshiruar dhe kjo është konstatuar në mënyrë të vazhdueshme. Mbikëqyrja duhet të jetë më dinamike dhe të mos kufizohet vetëm në raportime vjetore,” ka thënë Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Në kuadër të procesit të integrimit në BE, Kuvendi synon të rrisë efektivitetin e funksionit të tij mbikëqyrës dhe transparencën e institucioneve të pavarura. Po ashtu, është kërkuar rishikimi i nenit 103, për të reflektuar realitetin institucional dhe nevojat aktuale të monitorimit parlamentar.
Në përfundim, Balla nënvizoi edhe nevojën për rishikimin e rolit të KKIE-së, në përputhje me këto zhvillime të reja. Gjithashtu, u bë një thirrje për sqarimin e kompetencave mbi mbikëqyrjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mjetet e Informimit, çështje për të cilën pritet që të japë një interpretim kryetari i Komisionit të Ligjeve, pas sugjerimit të bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Këto ndryshime pritet të kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit institucional të Kuvendit dhe në forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies, në përputhje me standardet europiane.
“Kuvendi ka miratuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve.
Modeli i ndjekur është një model që funksionon në shumë parlamente të vendeve anëtare të BE-së. Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe Mbikëqyrjes Institucionale të përfshihet në raportimin e institucioneve të pavarura, në mbledhje të përbashkëta.
Nenet janë të ndërlidhura. Nuk është në vakum neni 103, por lidhet ngushtë me të tjera dispozita. Ne kemi nenin 37 të Rregullores (mbledhjet e përbashkëta), i cili zgjidh çështjen e zhvillimit të këtyre mbledhjeve.
Në përfundim, nuk ka asnjë problematikë, pasi Rregullorja i ka të parashikuara këto situata. Raportimet e institucioneve të pavarura ndër vite kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo është konstatuar në mënyrë të vazhdueshme. Kjo mënyrë raportimi nuk duhet të jetë vetëm një herë në vit, por duhet të bëhet periodikisht. Në këtë fazë ku ndodhemi, në procesin e integrimit në BE, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ngrihet në lartësinë e kërkuar, duke e bërë procesin e mbikëqyrjes më funksional. Ka ardhur koha të rishikojmë nenin 103 të Rregullores.
Edhe KKIE duhet riparë në dritën e këtyre ndryshimeve. Duke përmbyllur fjalën time, mendoj se propozimet janë të mira, me një saktësim që duhet ta sqarojë kryetari i Komisionit të Ligjeve, i cili lidhet me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mjetet e Informimit, sipas sugjerimit të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së”, tha Balla./ CNA
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Ndë...
Në Tiranë është duke u mbajtur Kongresi Ndërkombëtar i Nan...
Në ambintet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Konferen...
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka dërguar në Gjykatën Kush...
Ish-kandidati në listën e Durrësit për PD-në, Aulon Kalaja...
Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. M...
Nesër, e hënë, datë 29 shtator, Kuvendi i Shqipërisë do të...
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj foli sot lidhur me...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga viji...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka komentua...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka folur për garën pë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit...
Negociatat e opozitës vijojnë për përzgjedhjen e kandidati...
Drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive ka folu...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat k...
Këshilltarja bashkiake e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko në n...
Këshilltari demokrat i Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti në n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...