Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë. Kryeministri tha se po krijohet një mjedis për novatorët që duan të mësojnë shkencat e së ardhmes.
Rama tha se kjo teknologji do të implementohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe universitetet.
"Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publikë e transparentë, me integritet, siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni ynë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë, por është zgjeruar edhe më gjerë.
Akademia e Shkencave u shfaq e gatshme të përqafojë të renë, themi të harmonizojmë teknologjinë me arsimin e lartë. Universitetet po hartojnë programe për mjedisin digjital dhe nanoshkencën. Në të ardhmen çdo i ri që dëshiron të studiojë shkencat e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë tonë.
Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.
Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj për ta bërë përparimin më të shpejtë", tha Rama./CNA
Fjala e plotë e kryeministrit Rama:
Sot besoj që gjendemi në një ag të ri për Shqipërinë, si një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon.
Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, ministrja e parë në botë e inteligjencës artificiale, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë. Diella nuk është një lodër. S'mund të jetë më ndryshe sesa kaq. Përmes saj ne kemi shndërruar atë çfarë ka qenë domeni i së mjegulltës në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit, në pushtetin e shërbyesit.
Në fakt jemi të bindur që herët më shumë se sa vonë do të jemi në gjendje që të ofrojmë përmes Diellës, një instrument të jashtëzakonshëm për t'i bërë tenderat publikë, të hapur e transparent e me integritet, siç nuk është parë më parë. Siç e thashë, Shqipëria është një vend që guxon dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale është një shtyllë themelore e qeverisjes, jo thjesht një instrument, është pra përparësi e jona kyçe dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian, besoj është shumë i qartë, shumë qartësisht i rrënjosur në integritet, novacion dhe udhëheqje shkencore.
Meqë ra fjala, kjo ngjarje ilustron shumë më tepër se fjalët, atë çfarë po synojmë e po përpiqemi të bëjmë çdo ditë. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale, kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë, që e ka spirancën në Tiranë, por që rrezaton apo më mirë është e zgjeruar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
Do dëshironim që çdo program i madh novacioni, çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde të larta, llogaridhënie të plotë dhe gjithashtu edhe mbikëqyrje të ndihmuar nga inteligjenca artificiale. Kur u themelua ‘’NanoAlb’’, në qoftë se nuk e kam gabim 5 vjet më parë, ishte një sinjal i një akademie të ripërtëritur shkencash, një akademi shkencash që u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen, e jo për të mbetur sërish në të shkuarën, e nuk ka aspak dyshim se nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë shkenca kampione të shekullit të XXI dhe ne duhet dhe mundemi që të harmonizojmë arsimin e lartë me strategjinë tonë për novacionin nga klasat, laboratorët, nga start-up-et dhe inkubatorët.
Në fakt, një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe së shpejti për nanoshkencat, sepse ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes, të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane dhe institutet kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare. Është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e para dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.
Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.
Për të mos vazhduar më gjatë dhe për të mos humbur më shumë nga koha juaj, dua t'ju them që Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë tanë. E nuk ka aspak dyshim që ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund ta shohin tashmë, ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala ‘’mirë se erdhët’’, është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend.
Ndaj mirë se erdhët! Pres me shumë padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe me ‘’diktatorin’’ e saj për t'i bërë gjërat më mirë dhe për ta bërë përparimin më të prekshëm. Faleminderit shumë!
Në Tiranë është duke u mbajtur Kongresi Ndërkombëtar i Nan...
Në ambintet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Konferen...
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka dërguar në Gjykatën Kush...
Ish-kandidati në listën e Durrësit për PD-në, Aulon Kalaja...
Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. M...
Nesër, e hënë, datë 29 shtator, Kuvendi i Shqipërisë do të...
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj foli sot lidhur me...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga viji...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka komentua...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka folur për garën pë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit...
Negociatat e opozitës vijojnë për përzgjedhjen e kandidati...
Drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive ka folu...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat k...
Këshilltarja bashkiake e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko në n...
Këshilltari demokrat i Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti në n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...