“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH “Investment Climate 2025”, duke e quajtur një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare.
Këlliçi thekson se, raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se është një urgjencë kombëtare largimi një orë e më parë i një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) “Investment Climate 2025”, është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare!
Raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane.
Në raport specifikohet niveli i ulët i ekonomisë, ku PBB-ja arrin në vetëm një të katërtën e mesatares së BE-së.
Përtej propagandës së 10 milionë turistëve dhe "përpjekjeve të mëdha për të mbyllur kapitujt", ky është realiteti faktik i përditshmërisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët fatkeqësisht mbeten me varfërinë më të lartë në rajon dhe shumë larg sigurisë ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.
Reformat strukturore për të zvogëluar këtë hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejnë në qeverinë shqiptare as aftësinë, as vizionin dhe as vullnetin për t'u ndërmarrë.
Një ekonomi shqiptare konkurruese do duhej të kishte një klimë të mirë biznesi, një hapje drejt teknologjive të reja dhe mundësive industriale të kohës, një diversifikim të burimeve dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, për të mundësuar që çdo i ri të ketë mundësinë të ndërtojë të ardhmen me të ardhura dinjitoze në shtëpinë e tij.
Përkundrazi, problemet kronike me korrupsionin galopant, si në nivel qëndror, po ashtu edhe në nivel lokal dhe të shtrirë në mënyrë kapilare, pengojnë iniciativën e lirë dhe besimin tek ekonomia.
Vizioni qeveritar është dëshmuar në vazhdimësi i njëjti, injektim i flukseve të stërmëdha të parasë së pistë, braktisje totale e sektorit industrial dhe fermerëve, pengesa burokratike dhe zhvatëse ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, dhurim i tokave të bregdetit tek klientët personalë të kryeministrit apo “investitorët strategjikë” me CV të pasur kriminale vendase dhe ndërkombëtare!
Raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare, e jo vetëm temë e diskursit publik opozitar.
Korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejtë dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat në të drejtën pronësore, zbatimi i dobët i kontratave, janë të gjitha përgjegjësi direkte e një qeverisje të mbrapshtë dhe të dështuar 12 vjeçare, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.
Në raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.
Raportet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.
E drejta pronësorë, sipas raportit, vijon të jetë një sfidë në Shqipëri, ku është vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës dhe kompensimi për tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm!
Garantimi i të drejtës pronësore do duhej të ishte baza e çdo politike qeveritare që synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve të huaja direkte, të besimit të investitorëve tek Shqipëria.
Përkundrazi, prona është trajtuar si plaçkë elektorale, nga zyrtarë të babëzitur me orientim qeveritar, për të deformuar vullnetin elektoral të votuesve dhe pamundësuar pasurimin e shqiptarëve në pronën e tyre të pavarur nga qeveria.
Partia Demokratike beson tek sipërmarrja e lirë, tek rritja ekonomike e bazuar në lirinë e biznesit për qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj, pa vargonjtë korruptivë dhe gjobaxhinj të një administrate të kalbur.
Por PD njëkohësisht rithekson urgjencën kombëtare të largimit një orë e më parë të një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës./ CNA
Negociatat e opozitës vijojnë për përzgjedhjen e kandidati...
Drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive ka folu...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat k...
Këshilltarja bashkiake e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko në n...
Këshilltari demokrat i Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti në n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folu...
Deputeti demokrat, Bardh Spahia e cilësoi si të patolerues...
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji komentoi sot lidhur m...
Deputeti Belind Këlliçi zbuloi sot dy prej emrave nga radh...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se gjatë së sht...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau sot që...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ndau detaje nga plani i...
Kryetari i Lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori ka deklaruar se ...
Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka r...
Politikani Dashamir Shehi ka reaguar sot lidhur me mundësi...
Është botuar këtë të premte në Fletoren Zyrtare vendimi pë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri akuzoi sot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...