Himara me drejtuese të re/ Beleri reagon nga burgu: Kaos dhe absurditet në bashki
Pas vendosjes së Blerina Balës në Bashkinë Himarë si k...

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka dhënë shuplakë Kuvendit në lidhje me rastin e ish-ministres Olta Xhaçka, në një kohë kur opozita po kërkon që të zbatohet vendimi i institucionit që ajo drejton.
Zaçaj tha për Zërin e Amerikës se moszbatimi i vendimit për mandatin e ish-ministres është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një shtet demokratik.
Ndër të tjera, Zaçaj vuri theksin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet.
“Është një pyetje, në fakt, e përsëritur për Gjykatën dhe për mua personalisht në daljet e mia në media. Është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik. Unë e kam përmendur dhe herë të tjera – vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatim të vetë Kushtetutës. Kështu që fjalët janë të tepërta për të dhënë një mesazh më tepër përtej kësaj që unë sapo thashë. Çdo vendim duhet të zbatohet. Nuk ka një rrugë tjetër, nuk ka një mekanizëm tjetër dhe arsyeja pse nuk ka një mekanizëm tjetër është sepse është e pamundur të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kështu që nuk mbetet shumë për të interpretuar në këtë moment”, tha Zaçaj.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në janar 2023 shfuqizoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të bllokuar dërgimin për interpretim në këtë gjykatë të mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” dhe përfitoi veç të tjerash përmes një vendimi qeverie edhe shfrytëzimin e brigjeve të detit.
Ky vendim i Kushtetueses për mandatin e deputetes socialiste mbetet i pazbatuar. Çështja e mandatit të Xhaçkës mbahet në zyrën e Nikollës, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshëm parlamentare që do të ndjekë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mandati i Xhaçkës është vënë në pikëpyetje për shkak të përfitimit të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi të statusit të investitorit strategjik për një hotel në Dhërmi si dhe lejen për shfrytëzimin e brigjeve përpara hotelit.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në pronësi të Gaçit në bregdet, pasi dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara./ CNA
Pas vendosjes së Blerina Balës në Bashkinë Himarë si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të ...
Shumë zhurmë për asgjë. Kështu mund të themi për denon...
Dje mediat filluan të raportonin, (ato që janë jashtë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si kreu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban, në nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerin...
Dje SPAK-u, pas vendimeve të dhëna nga GJKKO-ja, zbato...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Himarës ësht...
Të premten është mbledhur Këshilli Bashkiak i Himarës për ...
Arlind Qori, drejtuesi i "Lëvizjes Bashkë", ka reaguar...
Analisti Andi Bushati foli mbrëmjen e sotme për akuzat...
Një makineri vjedhjeje! Kështu e ka cilësuar analis...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është sh...
Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga a...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...