Balla takim me të rinjtë në New York: Krenar për shqiptarët e Amerikës
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ta...

Kritikave të shumta për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, Rama u është përgjigjur me një postim në rrjetin social "X" ku shkruan se padija e skëterrshme në trajtimin e kësaj çështjeje me shumë vlerë, tregon se ka ardhur koha që ky plan të vihet në jetë.
Kryeministri Edi Rama e propozoi krijimin e shtetit bektashi në New York gjatë samitit të OKB-së, por kjo ngjalli shumë polemika e kundërshtime.
Ai u bëri thirrje kundërshtarëve që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhrit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, se do t’i ndihmojë të kuptojnë një gjë kaq të thjeshtë e kuptimplotë.
“Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.
E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!
Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.
Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.
Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.
Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale - pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre - komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.
Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.”/CNA
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ta...
Ditën e nesërme në orën 11:00 do të zhvillohet protest...
Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për p...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Aktiviteti i përditshëm i gjen qytetarët në punë në or...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të ...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për lakimin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotm...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri një premtim për qy...
Kryeministri Edi Rama ka sugjeruar një libër të Robert...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë n...
Partia Socialiste ka si synim që të marrë të paktën 6 ...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar inici...
Punimet për ujësjellësin e ri të Patosit po vijojnë dhe kj...
Pasi u akuzua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Mble...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në Mbledhjen e Komision...
Nisi me debate mbledhja e Komisionit për Sgurinë Kombëtare...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...